Shkruar nga Albulena
|
e hėnė . 20 shtator 2010 |
Nevojiten: 700 ml.qumësht, 20 gr.grizë, 20 gr.sheqer, 2 banane, 200 gr.arra të bluara, 40 gr.mjaltë, 150 gr plazma keks i bluar, 50 gr.margarinë, 200 gr plazma keks jo i bluar.
Përgatitja: Në 500 ml qumësht të zihet griza dhe të ëmbëlsohet me sheqer. Një banane rrahet me mikser,shtohen arrat e bluara, griza dhe plazmat e bluar. Pasi të jetë ftohur griza të përzihet me banane dhe me margarinë të rrahur mirë. Keksat njomen në tepricën e qumështit të ngrohtë,radhiten në tabak lyhen me kremin e përgatitur sipri i qesim banane të prerë në rrathë. Kështu veprojmë derisa të harxhohen keksat. E tërë torta dekorohet me kremin e mbetur dhe me rrathë bananesh. |