Shkruar nga Albulena
|
e hėnė . 20 shtator 2010 |
Nevojiten: 6 vezë, 6 lugë të supës arra të bluara, 6 lugë peksimet(bukë e thatë e bluar imët), 6 lugë miell, 6 lugë sheqer, lëvorja e një limoni, cimet, gjysmë luge e kafesë sodë bikarbon, 1 çokollatë për gatim. Sherbeti: 500 gr.sheqer, 1 gotë ujë.
Përgatitja:
Rrihen të kuqtë e vezëve me sheqerin derisa të zbardhen, pastaj hidhen të bardhët e vezëve dhe bashkohen me të kuqtë e vezëve. Pastaj shtohen me radhë duke i përzier, arrat peksimetja, mielli, soda e tretur në ujë të thartë, cimeti dhe lëvorja e limonit e imtësuar në rende. Brumi i përgatitur pasi të piqet ndahet në dy pjesë me një fije peri. Në mes dhe në sipërfaqe spërkatet me sherbetin dhe lyhet me çokollatë të shkrirë, arra. |