MЁNYRA E ABDESIT

 
Agjėrimi shkak i Islamit tė tij PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Dr. Musfir b. Alijj el Kahtani   
e hėnė . 06 shtator 2010

Përse agjërimi lëviz shpirtrat që janë familjarizuar me kufrin (pabesimin) për dekada kurse shpirtrat tanë jo?!





Autobusi që duhej të na çonte nga hoteli në aeroport ia mbërriti. Mora valixhet e mia dhe i vendosa në të kurse vet zgjodha një ulëse pranë shoferit. Kohën sa prisnim pasagjerët tjerë e shfrytëzova për të biseduar me të. E përshëndeta me: “Selamu alejkum!” kur ja, ai ma ktheu: “Ue alejkumus selam ve rahmetullahi ve berekatuhu!”

U binda se ishte musliman edhe pse nga shenjat e fytyrës kuptohej një gjë e tillë.
Filluam të shkëmbejmë llafe në arabisht.

Desha që atë kohë të shkurtër ta shfrytëzoja me ca pyetje për mënyrën si e pranoi Islamin dhe si e mësoi arabishten. Më mahniti kur më tregoi se para katër vitesh e kishte pranuar Islamin. Atëbotë kishte jetuar në periferi të Parisit dhe kishte qenë në shoqëri me disa muslimanë. Një ditë kishte vërejtur se ata nuk hanin as nuk pinin. I kishte pyetur për këtë ndërsa përgjigja ishte: Jemi agjerueshëm! Deshi të njihej më shumë me agjërimin por ata kishin pak njohuri për fenë...
U kthye në shtëpi ku gjeti murgeshën, e cila i vizitonte kohë pas kohe. Ia parapriu me pyetje rreth agjërimit në Krishterizëm. Pranoi se ka një lloj agjërimi. “Po Islami, a ëhtë feja e fundit që Zoti ia shpalli njerëzimit?- e pyeti prapë. Përgjigja e murgeshës: “Po”, ishte si një stuhi që trazoi ndjenjat e tij dhe jetën e tij e kanalizoi drejt Islamit. Atëherë lindi dëshira për ta mësuar Kur’anin dhe gjuhën arabe, kështu që lëshoi punën dhe shkoi në Siri ku u regjistrua në një institut gjuhe. Atje qëndroi për tri vite me radhë për tu kthyer më pas në Paris si besimtar mysliman dhe njëherësh edhe thirrës – misionar i kësaj feje.

Pasi që e mbaroi tregimin e tij dhe koha e mbërritjes në aeroport veç u bë, unë e falënderova shumë për bisedën dhe për atë se m’i hapi sytë për kuptimin e qëllimeve të agjërimit dhe meditimit të dispozitave të tij.

Ky tregim më ktheu për pesë vite në retrospektivë që ta përkujtojë një tregim tjetër të një djaloshi francez që agjërimi qe shkak i pranimit të Islamit prej tij.

Ja, ne tash jemi në Ramazan, dhe si zakonisht, na shkon shumë shpejt. Ditët i ka të shpejta e netët e bukura por ndonjëherë shkon ashtu si vjen. Mu për këtë e pyes veten time: Përse agjërimi lëviz shpirtrat që janë familjarizuar me kufrin (pabesimin) për dekada kurse shpirtrat tanë jo?!

Here të tjera pyes: Përse Allahu bëri që agjërimi të jetë shtylla e katërt e fesë edhe pse në këtë adhurim nuk ka asnjë kryerje riti apo obligimi me përjashtim të braktisjes së ushqimit, pijes dhe dëfrimit seksual?...Megjithatë, Allahu e bëri prej adhurimeve më të çmuara dhe me shpërblimin më të madh saqë ka thënë: “...përveç agjërimit që është për Mua dhe Unë shpërblej për të!” (Hadith kudsij).

Nuk ka dyshim se urtësitë e agjërimit dhe mësimet e tij janë shumë më shumë se largimi nga ushqimi dhe marrëdhëniet seksuale. Ndryshe, agjërimi nuk do të ishte prej adhurimeve më të mëdha tek Allahu, (edhe pse në qëllime e jo në aspektin formal të kryerjes). Mendoj se shkak i kësaj është se Ramazani është një kurs trajnues dhe përgatitor për të qenit stoik në rrugën e Allahut dhe për kryerjen e të obligimeve të të gjitha adhurimeve. Agjërimi sikur kursen besimtarin nga kjo (natyra e obligimeve tjera fetare) për ta forcuar atë për kryerje të adhurimeve tjera. Periudha njëmujore e largimit nga gjërat e sipërpërmendura njeriut i dhuron fuqi për rezistencë, durim, vetëpërmbajtje, vullnet...

Agjërimi është një lidhje sekrete ndërmjet njeriut dhe Zotit, të cilën askush nuk mund ta sheh dhe as ta argumentojë - konfirmojë…Me këto dy gjëra besimtari arrin të artikulojë dy fuqi: fuqinë e vullnetit dhe mbikëqyrjes (besimit se Allahu di çdo gjë për ty) dhe këto dy fuqi janë pikërisht ato që na duhen më së shumti në çdo pore të jetës për të realizuar besimin e vërtetë… Kjo ngase njeriu bie në shirkun (idhujtarinë) e djallit dhe epshit në rastet kur mungon vullneti dhe mbikëqyrja, apo janë të dobëta.

Mu për këtë Allahu na e ligjësoi këtë kurs trajnues për të përsosur mundësitë e ruajtjes së besimit tonë nga të ligat e epshit dhe djallit, e njëkohësisht na siguroi dhe ambient adekuat për suksesin e qëllimit të këtij adhurimi: dyert e Xhehenemit janë të mbyllura, dyert e Xhenetit janë të hapura, djajtë janë të lidhur me zinxhirë, ndërsa melaiket thërrasin: “O kërkuesi i të mirës, eja! E kërkuesi i të keqes, mjaft më!”, duke mos harruar këtu edhe shpërblimet e tjera shpirtërore të cilat agjëruesi i arrin me rastin e iftarit (dhe bajramit) dhe me rastin e takimit me Allahun!
Mu për këtë, Allahu ka thënë: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” (El-Bekare, 183).

Nuk mendoj se realizohet dot devotshmëria pa vullnet të fortë për kryerje të veprave të mira dhe largimit nga e keqja, e po kështu edhe me fuqi të besimit se Allahu na sheh dhe di për ne çdo gjë që bëjmë e veprojmë kurdo dhe kudo që jemi.

Prej aspektit madhështor të legjislacionit islam është edhe fakti se në Ramazan janë obliguar Zekati dhe Xhihadi. Kjo ngase për dhënie të pasurisë që është e shtrenjtë për njeriun dhe për dhënie të jetës në rrugën e Allahut duhet një forcë dhe fuqi e madhe vullneti dhe besimi se Allahun e ke me vete çdoherë.

Këto ishin vetëm disa nga dhuratat dhe mirësitë e agjërimit, për të cilin e lus Allahun të na shpërblejë!
 Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.