MЁNYRA E ABDESIT

 
Pulė e mbushur me oriz PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 06 shtator 2010
 
    Përbërësit:

- 1 pulë afro 1,5 kg,
- 1 filxhan çaji oriz (basmati),
- 100 gramë gjalpë,
- 1 qepë,
- 1 lugë mustardë (senf),
- kripë, piper,
- vegetë, ruzmarinë të freskët ose të tharë.


          Përgatitja:

   Pula pastrohet, fshihet, lyhet nga të gjitha anët me mustardë. I hidhet kripë, piper, vegetë dhe ruzmarinë. Në ndërkohë, zihet orizi 10 minuta në ujë me kripë. Qepa e grirë imët, fërgohet në 50 gramë gjalpë gjersa të zbutet. Hidhet orizi i kulluar, fërgohet pak me qepë, hidhet pak kripë e vegetë dhe me këtë masë orizi, mbushet pula. Vendoset në tavë ku do të piqet, përmbi i hidhet pjesa e mbetur e gjalpit e nxehur mirë, por jo e djegur dhe gjysmë gotë ujë. Pula mbulohet me alufolie dhe futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë celsius për t’u pjekur 1 orë.

   Zbulohet nga folia, laget me lëngun të cilin e lëshon gjatë pjekjes dhe vazhdon të piqet edhe 30 minuta gjersa të skuqet mirë.

   Shërbehet me mbushjen dhe sallatë sipas dëshirës.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.