Shkruar nga Refik Gėrbeshi
|
e diel . 22 gusht 2010 |
Çdo imtësirë që e shohim
Edhe atë që s’mund ta kuptojmë
Atë që e dimë e atë që nuk e dimë
Allahun e vetëm e adhurojnë.
Nuk ka ngjyrë të mjaftueshme,
Edhe sikur detet e lumenjtë
Në ngjyrë të ishin shndërruar,
Fuqinë e Allahut për ta shkruar.
Edhe sikur të gjitha bimët e drunjtë
Në lapsa të jenë krijuar
Prapëseprapë s’do të mjaftonte
Të përshkruhet Allahu i Lartësuar.
Asnjë gjeth nuk bie në tokë
As qimja nuk nduket në kokë
Asnjëherë dielli s’ka perënduar
Pa dijen e Allahut të Lartësuar.
Asnjë shpirt nuk vdes
As nuk mund të jetë krijuar
Pa dhënë urdhër
Allahu i Lartësuar. |