A e ke obligim agjėrimin nėse e ki fėmijėn nė gji? |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e mėrkurė. 18 gusht 2010 |
Pyetje:
Selam alejkum!
Desha të pyes se a e ke për obligim agjërimin nëse e ki fëmijën në gji?
Faleminderit dhe ditë të mirë.
Përgjigje:
Alejkum selam ve Rahmetullah!
Po, agjërimin e ramazanit e ka obligim çdo mysliman, që është i moshës madhore, është i shëndoshë psikikisht dhe fizikisht, që nuk ka pengesën e përkohshme të ciklit mujor apo lehonisë dhe që është brenda vendit (jo në udhëtim) . Pra, me agjërim të ramazanit obligohet edhe femra shtatzëne si dhe ajo që e ka fëmijën për gjiri. Kjo është në esencë. Ndërsa nëse femra e ushqen fëmijën e porsalindur me qumësht gjiri dhe me asnjë ushqim tjetër përcjellës, si dhe në rast të agjërimit të nënës i rrezikohet sasia e mjaftueshme e qumështit fëmijës, atëherë lejohet të mos agjërojë nëna derisa të rritet fëmija dhe të pavarësohet në ushqim ose të kalojë edhe në ushqim ndihmesë nga gjiri i nënës, dhe ditët e paagjëruara duhet t’i kompensojë ditë për ditë.
Kjo situatë mund të jetë relative, varësisht prej shëndetit të nënës dhe gjatësisë së ditës kur është ramazani. Ka nëna që i përballojnë agjërimit dhe njëkohësisht e ushqejnë fëmijën pa problem. Të tillat obligohen me agjërim gjatë atij ramazani dhe nuk iu lejohet të hanë në ramazan me justifikim të ushqimit të fëmijës.
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku |