MЁNYRA E ABDESIT

 
Edukimi i fėmijėve nė Ramazan PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e martė . 15 korrik 2014

Allahu do ta fusë nën hijen e Tij, ditën e gjykimit, të riun që është rritur me adhurimin ndaj Allahut.  



Fëmijët (që nuk kanë arritur moshën e pubertetit) nuk janë të obliguar të agjërojnë. Mirëpo, prindërit e tyre ose kujdestarët janë fuqishëm të rekomanduar për t'i inkurajuar ata për të agjëruar disa ditë sepse ata do të mësohen nga kjo dhe rriten me njohjen e adhurimit të agjërimit sikur që duhet të dinë edhe për faljen. Në këtë aspekt kjo ishte praktikë e Rabija bint Muavije e cila transmeton që:

Pejgamberi i Allahut, paqja e Allahut qoftë mbi, e dërgoi një njeri në mëngjes në ditën e Ashuras, tek shtëpitë e Ensarëve duke thënë: ”Kushdo që ka kaluar mëngjesin duke agjëruar le ta kompletojë agjërimin e tij." Kushdo që nuk ka kaluar këtë mëngjes duke agjëruar duhet agjëruar në mënyrë vullnetare pjesën e mbetur të ditës.’ Ne agjëruam pas njoftimit, sikur që e bënë edhe fëmijët tanë. Ne shkonim në xhami dhe u krijonim lodra nga pambuku që ata të loznin me to. Nëse ndonjëri nga ta fillonte të qante për shkak të urisë, ne u jepnim atyre këto lodra për të lozur derisa vinte koha për të ngrënë.” (Buhariu dhe Muslimi)

Të ndëruar vëllezër dhe motra, kujtoni që njëri nga shtatë personat që Allahu do t'i fusë nën hijen e Tij ditën e Gjykimit do të jetë edhe i riu që është rritur me adhurimin ndaj Allahut. Kështu që le të jetë fëmija juaj njëri prej tyre.

Janë shumë mënyra për t'i edukuar fëmijet tuaj rreth Ramazanit. Mënyra më e mirë dhe më e rëndësishmja është për të sjellë shembuj të mirë të agjërimit të duhur dhe sjelljeve sipas mësimeve të Pejgamberëve. Kjo është ajo që fëmijët tuaj duhet ta mësojnë së pari. Kur ju jeni duke i përmbushur këto, ju shumë lehtë mund t'i mësoni ata çka ju dëshironi, dhe ata do t'i pranojnë ato dhe do t'i praktikojnë shumë lehtë. Këtu po sjellim disa mënyra që ju mund t'i përdorni më fëmijët tuaj. Nuk ka arsye që ju mos të mendoni edhe për të tjera.
 
  • Varësisht nga mosha e tyre inkurajoni ata që të agjërojnë disa nga ditët apo posaçërisht ata që janë afër moshës së pubertetit. Për ata që janë akoma të rinj mundësojuni atyre që të agjërojnë një apo dy ditë dhe shpërbleni ata në prezencë të shokëve dhe miqve për të arriturat e tyre.
  • Lejoni fëmijën tuaj të shkojë së bashku me babanë e tij në xhami për namazin e akshamit dhe prishjen e agjërimit së bashku me komunitetin e muslimanëve, me qëllim që ata të ndiejnë madhështinë e agjërimit dhe unitetin e muslimanëve në adhurimin e Allahut.
  • Nëse fëmija juaj nuk mund të agjërojë mundësojuni atyre të ushqehen së bashku me juve gjatë kohës së iftarit dhe mësoni ata që ju jeni duke e prishur agjërimin edhe nëse ata kanë ngrënë më herët.  
  • Mësojuni fëmijëve tuaj lutjet e prishjes së agjërimit.
  • Merrni fëmijët tuaj në namazin e teravisë në mënyrë që ata të mësohen me taravitë që nga mosha e re. Ata mund të qëndrojnë ulur ose mbrapa vendit të faljes nëse lodhen.
  • Mësoni ata të japin sadaka. Jepni sadaka në prezencë të tyre dhe tregojuni atyre që ju jeni duke e bërë këtë sepse shpërblimet në Ramazan janë të shumëfishuara.
  • Mësoni ata të lexojnë Kur’anin rregullisht dhe informoni ata që Pejgamberi, paqja e Allahut qoftë mbi të, e ka bërë këtë gjë në Ramazan.
  • Korrektoni ata nëse sillen në mënyrë të keqe ose shqiptojnë fjalë të papranueshme dhe përkujtojini ata që janë duke agjëruar ose që janë në Ramazan dhe që shpërblimi i tyre mund të zbeh shpërblimin e tyre.
  • Zgjoni ata për syfyr (edhe nëse nuk agjërojnë) dhe për namazin e sabahut.
  • Mësoni ata që t'i ushqejnë me iftar njerëzit që agjërojnë, dhe tregojuni atyre rreth shpërblimit për këtë. 
  • Veshni dhe mbathni me rrobat më të mira, pastroni dhe merrni më vete në namazin e Bajramit. Mësoni ata se kjo është festa jonë dhe festimi i krishtlindjeve, ditës së falendërimeve dhe festat tjera nuk janë tonat, theksoni dallimin.
Dhe përkujtoni që Pejgamberi, paqja e Allahut qoftë me të, ka thënë: Atij që i është dhënë përgjegjësia për rritjen e dy vajzave dhe edukimin e mirë të tyre, ato do të jenë mburojë e tij nga xhehenemi.” (Buhariu dhe Muslimi)


www.ummah.com

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.