A e pengon abdesin ngjyra e flokėve? |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e martė . 27 korrik 2010 |
Pyetje:
E kryej faljen e namazit por nuk jam e mbuluar, dhe në flokët e mi kam ngjyrë por para vënies së ngjyrës kam marrë abdes. Dikush më thotë se nuk më pranohet namazi. Shpresoj se nuk ju lodha me pyetjet e mia. Faleminderit edhe një herë, Zoti ju shpërbleftë!
Përgjigje:
Allahu ju ndihmoftë që ta përfillni çdo urdhër sheriatik dhe të pajiseni me dituri të hairit! Nëse ngjyra është materie që pengon depërtimin e ujit tek floku, atëherë abdesi i juaj është jo i plotë dhe në këtë mënyrë edhe namazi është jo i plotë për shkak se është falur pa abdes. Por nëse materia e ngjyrës nuk pengon depërtimin e ujit, e që kështu mendoj se është ngjyra e flokëve, atëherë abdesi i juaj ka qenë në rregull dhe kështu edhe namazi, nëse i kanë plotësuar kushtet e tjera.
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku
|