Pyetje rreth emrave: Rezana, Amra, Aksa dhe Nejla. |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e enjte . 15 korrik 2010 |
Pyetje:
Selam alejkum! Desha të bëj prapë pyetje edhe për disa emra të fëmijëve të vajzave, se e di që janë myslimanë, ama nuk po ua di domethënien e tyre. Është fjala për këta emra: Rezana, Amra, Aksa dhe Nejla, nëse ke mundësi të m’i tregosh, Allahu ju shpërbleftë! Selam alejkum!
Përgjigje:
Alejkum selam! Rezane do të thotë, maturi, qetësi etj. Amra ka kuptimin e kurorës apo diç e ngjashme që vihet mbi kokë si dhe ka kuptimin e meremetimit, ripërtëritjes etj. Aksa do të thotë diç e largët, por kështu edhe quhet xhamia e shenjtë islame në Jerusalem. Nejla do të thotë arritshmëri.
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku |