A ėshtė haram tė mbaj ditar personal? |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e enjte . 15 korrik 2010 |
Pyetje:
A është haram të mbaj një ditar ku të shkruaj çdo ditë për ngjarjet që më kanë ndodhur, se kam dëgjuar se nuk është e lejueshme?
Përgjigje:
Alejkum selam!
Nuk ka pengesë të mbahet ditar personal, duke synuar që të mbahen aty ndodhitë që kanë vlerë të kujtohen dhe që stimulojnë për vepra të mira, e jo të shënohen mëkatimet ditore, të cilat ke shpresë se Allahu mund t’i falë, por ti ia zbulon vetes dhe dikujt tjetër që mund t’i lexojë ato ndodhi.
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku |