Nė kėmbėn e majtė mu shfaqėn disa vija... |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e mėrkurė . 14 korrik 2010 |
Pyetje:
Selam alejkum! Kam një pyetje për ju dhe pres përgjigjen. Para 2 muajsh, një herë në këmbën e majtë m’u shfaqën disa vija po nuk m’u dukën të rëndësishme. Pastaj pas disa ditëve në dorën e majtë prapë m’u shfaq një figurë zemër dhe disa vija por m’u larguan pas disa orëve. Për herën e tretë prapë m’u shfaq në dorën e majtë një shkronjë g dhe një figurë e që nuk di se çfarë ka qenë. Kjo më ka ndodhur kur jam zgjuar nga gjumi që kam bërë gjatë ditës. Shenjat të cilat m’u kanë shfaqur kanë qenë me ngjyrë të kuqe, nuk më kanë shkaktuar dhimbje as temperaturë e asgjë tjetër. E kam fotografuar shenjën në dorë kur më është shfaqur herën e tretë sepse e pashë që nuk është diçka e zakonshme. Unë jam duke e ruajtur foton. Mos të harroj t’ju them se qe 2 muaj nuk më është shfaqur asnjë shenjë. Pres përgjigjen tuaj. ALLAHU JU SHPËRBLEFTË ME TË MIRA! Selam alejkum!
Përgjigje:
Alejkum selam ve Rahmetullah!
Nuk kam ndonjë koment fetar shkencor për atë që ju keni vërejtur në këmbën dhe dorën tuaj. Nëse keni dhimbje dhe keni frikë për ndonjë prekje të xhindëve, atëherë shko tek ndonjë hoxhë për të lexuar Kur’an dhe shpresoj që gjithçka do të jetë në rregull, Inshaallah!
Allahu ju ruajttë nga çdo e ligë!
Muhamed Dërmaku |