MЁNYRA E ABDESIT

 
Ēfarė kuptimi kanė emrat Orela dhe Melisa? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e enjte. 10 qershor 2010
Pyetje:

Selam alejkum!
Jam shtatzëne në muajin e nëntë. M’i kanë propozuar dy emra: Orela dhe Melisa. A kanë kuptim këta emra për me ia vu një myslimaneje? Ju lutem, nëse keni mundësi të më tregoni më shpejt se jam afër lindjes e nëse nuk bëjnë këta emra mos t’ia vë. ALLAHU JU SHPËRBLEFTË ME XHENETIN FIRDEUS PËR PUNËN QË JENI DUKE E BËRË! SELAMUN ALEJKUM!
 

Përgjigje:

Alejkum selam ve Rahmetullah!

Amin, edhe juve Allahu ju shpërbleftë me Xhenet dhe ju begatoftë me fëmijë të dëgjueshëm e të hairit, të dobishëm për veten, familjen dhe mbarë shoqërinë!

Sa i përket emrit Orela, nuk mendoj të ketë ndonjë kuptim në gjuhën arabe ose turke. Nëse është nga ndonjë gjuhë tjetër, duhet kërkuar kuptimin në atë gjuhë, andaj nuk jam kompetent të jap të  dhëna për kuptimin e kësaj fjale. Duhet pasur parasysh se prej kritereve të emërtimit të fëmijëve, është që emri të ketë kuptim të mirë.

Kurse emri Melisa, mund të jetë nga gjuha arabe që ka kuptim diç që rrëshqet nga dora, e lëmojmë, e rrëshqitshme etj. Nëse emërohet njeriu me këtë cilësor, atëherë mund të thuhet se kuptimi do të ishte i shkathtë për të dalë nga situata të vështira, deri diku dinak etj. 

Allahu e di më së miri!


                                                         Muhamed Dërmaku
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.