MЁNYRA E ABDESIT

 
Kam gruan tė sėmurė qe njė kohė tė gjatė PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 02 qershor 2010

Pyetje:

Eselam alejkum! 

Të nderuar vëllezër e motra, 
kam një hall shumë të madh. Kam gruan të sëmurë qe një kohë të gjatë. Kam kërkuar ndihmë ku kam dëgjuar për shërim mirëpo kot. Nuk e di saktësisht se a është e sëmurë prej xhinëve apo prej sehireve. Shenjat e sëmundjes janë: frikohet, kur të fillon të hajë bukë i zihet fryma, qan, i kanë humbur shpresat e jetës, i shtangen duart, rri e izoluar, kur të del në qytet sëmuret, i dhemb shpina, i dhemb lukthi (analizat mjekësore të gjitha mirë). Edhe raportet me mua i ka ndryshuar, sillet agresive me mua, shpesh i kam lëshuar lexim të Kuranit mirëpo as që dëshiron të dëgjojë dhe frikohet.
Eselamu alejkum! 


Përgjigje:

Alejkumus selam ve Rahmetullah!

Duke u bazuar në përshkrimin tuaj për gjendjen shëndetësore të bashkëshortes suaj, ju preferoj që sa më shpejt ta vizitoni ndonjë hoxhë të mirëfilltë, që merret me kurimin e njerëzve me Kuran, e jo të ndonjë pseudo-hoxhë, që në realitet është falltar, magjistar apo hajmali-shkrues.

Situata jep të kuptohet se tët bashkëshorte është e sulmuar nga xhindët. A ka magji – sihër apo nuk ka, nuk është me rëndësi në këtë rast, por e rëndësishme është që të shpëtohet nga sulmi i xhindëve, që i shkakton zënien e frymës, e bën të qajë, ia humb shpresat e jetës, i shkakton shtangie të duarve etj.

Allahu e di më së miri!


                                                            Muhamed Dërmaku

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.