MЁNYRA E ABDESIT

 
A mund tė studiohet konkretisht tė magjistrohet gjuha arabe nė Kosovė? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė . 02 qershor 2010
Pyetje:

Selam alejkum!

Jam e diplomuar në një drejtim krejt tjetër d.m.th. nuk i di as ato themeloret në gjuhën arabe. Kam bërë një kthesë shumë të madhe në jetën time, me dëshirën e Allahut, shpresoj që të më shpërblejë Ai, kështu që nuk dua ta zgjas më shumë. Kam dëgjuar që me traktatin e Bolonjës është e mundur që nëse je e diplomuar në çfarëdo drejtimi mund të magjistrosh në një drejtim krejt të kundërt. Po kam shumë dëshirë ta magjistrojë gjuhën arabe ''Ma shaell llah,la kuvvete il-la bil-lah''. Diçka më shumë rreth kësaj teme? Ka kohë që e kam dërguar këtë pyetje, po pres përgjigjen çdo ditë me padurim. Allahu ju shpërbleftë!


Përgjigje:

Alejkum selam ve Rahmetullah!

Motër, fillimisht kërkojmë ndjesë për vonesën dhe në të njëjtën kohë ju dëshirojmë suksese të mëtutjeshme në jetën studentore etj.!

Në Kosovë nuk ka fakultet të gjuhës arabe, andaj nuk mund të magjistrohet në këtë drejtim në Kosovë e as në vendet përreth.

Këtu funksionon fakulteti i Studimeve Islame, i cila ka lëndë të gjuhës arabe, por jo drejtim të veçantë. Por njëherë edhe nuk ekziston mundësia që të regjistrohet shkalla e tretë aty. Po ashtu ekziston fakulteti i Orientalistikës në kuadër të fakultetit filologjik të UP-së dhe është e mundshme të regjistrohet shkalla e tretë, por edhe aty nuk ka drejtim të veçantë për gjuhë arabe.

Allahu e di më së miri!



                                                  Muhamed Dërmaku
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.