Jam e kurorėzuar me hoxhė, a mund tė shkoj te i fejuari? |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e diel. 30 maj 2010 |
Pyetje:
Es-selamu alejkum!
Desha t’ia bëj një pyetje hoxhallarëve të nderuar. Jam 20 vjeç dhe jam e fejuar (fejesa është bërë me shkues) me një djalë nga vendi im mirëpo ai jeton në Zvicër. Pyetja ime është: nëse jam e kurorëzuar me hoxhë, a mund të shkoj në Zvicër, pasi familja e tij ka dëshirë që të shkoj atje. Desha ta di opinion e hoxhallarëve se ç’është më e mira të veproj?
Allahu ju shpërbleftë me të mira!
Përgjigje:
Alejkumus selam ve Rahmetullah!
Motër myslimane, edhe juve Allahu ju shpërbleftë me të mira dhe ju begatoftë në jetën tuaj bashkëshortore e ju bashkoftë në hair!
Nëse ju e bëni nikahun (kontratën martesore me hoxhë), do t’ju lejohej të shkoni tek i fejuari i juaj në Zvicër, të komunikoni me të, të dilni me të etj., por nuk do t’ju lejoheshin marrëdhëniet intime nëse nuk merrni statusin e të martuarës. Kështu mendojnë shumë dijetarë dhe është më e mirë që të praktikohet. Madje, unë mendoj se për vendin tonë kjo është e vetmja mënyrë e lejuar, pasi në të kundërtën vajza dëmtohet nëse vdes i fejuari, apo ndodhin mosmarrëveshje dhe ndahen. Në raste të tilla vajza do të mbetet me statusin e femrës së fejuar, ndërsa në realitet ajo është e vejë respektivisht e shkurorëzuar.
Ndërkaq më e mira do të ishte që mos ta bëni të madhe çështjen e dasmës, por pasi të jeni kurorëzuar dhe kur të vendosni të shkoni, të bëhet një përcjellje qoftë edhe e vogël dasmore dhe të jetë gjithçka në rregull. Por nëse këtë nuk dëshiron ta bëj djali dhe familja e tij, atëherë mund të shkosh, por një gjë të keni kujdes, se ju në atë rast jeni me status të niqahut, por nëse pak nuk ju pëlqen në principe e në jetë të përditshme, të cilën lehtë e kanë ta vërejnë ata dhe shumë ndihmon shejtani për prishje të marrëdhënieve bashkëshortore e ndër-njerëzore, mund ta formojnë bindjen që ta prishin kurorën me ju, dhe ju pastaj të mbeteni as e shkurorëzuar e as e shfejuar.
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku |