TORTĖ E SHPEJTĖ PĖR DITĖ TĖ NXEHTA |
|
|
|
Shkruar nga Albana
|
e martė . 25 maj 2010 |
Nevojiten: 1 litër qumësht, 6 pudinga vanilleje, 1 gotë uji sheqer, 200 gr. kokos, 300 gr.arra të bluara, 200 gr.keksa të bluar, 200 gr.sheqer pluhur, 2 margarina, 3 shllag vanileje.
Një litër qumësht vihet për të vluar me 200 gr.sheqer. Para se ta qesim qumshtin mbi zjarr e ndajmë një gotë për t'i përzier pudingat,zihen pudingat dhe lihen të ftohen. Në një enë tjetër 2 margarinat me sheqerin pluhur i zbusim me pirun e pastaj i përziejmë me mikser. Këto dy masa i bashkojmë dhe prapë i përziejmë me mikser. Masën e fituar e ndajmë në tri pjesë. Pjesës së parë i qesim 200 gr.kokos, pjesës së dytë 300 gr.arra, pjesës së tretë 200 gr.keksa të bluar. Me këta përbërës mund t'i japni tortës çfarë forme dëshironi {të rrumbullakët, piamidë, katrore ose si rollat}. Pjesa me keksa duhet të jetë në fund, pjesa me arra në mes dhe pjesa me kokos në krye. Në fund dekorohet me shllag nga vanillja ose sipas dëshirës. |