Shkruar nga Albana
|
e martė. 25 maj 2010 |
Nevojiten: 2 vezë, 2 filxhana vaj, 4 filxhana qumësht, 6 filxhana sheqer, 8 filxhana miell, 1 pecivë, pemë sipas dëshirës të ngrira ose të freskëta.
Përgatitja:
Tunden vezët me sheqer, shtohet vaji, qumështi, pasi të jenë përzier mirë shtohet mielli me pecivë. Masa e fituar derdhet në tepsi të lyer me vaj. Sipër shtohen pemët.Piqet në temperaturë jo shumë të lartë. Pasi të ftohet pritet në katrorë dhe sheqeroset me sheqer pluhur. |