MЁNYRA E ABDESIT

 
TORTĖ ME FRUTA PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Albana   
e martė. 25 maj 2010

Nevojiten:
5 vezë,
200 gr.sheqer,
300 gr.miell,
1 pecivë,
copa ananasi,
qershi të sheqerosura,
2 kivi,
bajame të sheqerosura,
500 gr.ajkë të ëmbël.

Përgatitja:
Vezët me sheqerin i përziejmë me mikser,shtojmë sasinë e miellit dhe pecivën. Tepsinë katrore e lyejmë me vaj dhe e mbështjellim me letër, derdhim brumin,pjeket në temperaturë 2000G-20 mim. Tortën e ftohur e ndajmë në tri pjesë horizontale (pasi që i kemi hequr pjesët anësore). Marrim një kore të tortës e lyejmë me ajkë të ëmbël (hopla) copat e ananasit i qesim përmbi, pastaj i qesim prapë hopla. Qesim koren e dytë e lyejmë me hopla, përmbi i qesim qershitë e sheqerosura dhe prapë e lyejmë me hopla, ndërsa edhe koren e tretë e lyejmë me hopla qesim copa të kivit,në skajet e tortës qesim nga një qershi. Anët e tortës po ashtu i lyejmë me Hopla dhe i dekorojmë me bajame të imtësuara  të sheqerosura.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.