MЁNYRA E ABDESIT

 
Kush po i bėn padrejtėsi gruas?! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e enjte . 06 maj 2010
I mbetet asaj të zgjedhë njërën prej rrugëve...

 



Në kohën kur gruaja ishte robëreshë, ajo nuk kishte asnjë ndikim në
shoqëri, përçmohej, torturohej dhe i merrej nderi pa dëshirën e saj,
bile edhe varrosej për së gjalli. Në këtë gjendje të rëndë nuk kishte
kush ta mbronte, ishte e vetmuar, pa forcë, pa shpresë, pa jetë.

Derisa erdhi Islami dhe u shpall Kur’ani, i cili i dha forcë, i doli në
ndihmë, e nderoi, e privilegjoi, i dha shpresë dhe e ktheu përsëri
në jetë.

Allahu i Lartësuar ka përmendur shumë dispozita për të në Kur’anin
e Shenjtë, po ashtu edhe Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në
fjalët e tij, madje një sure e plotë në Kur’an ka emrin Suretun Nisa
ose Kapitulli i Gruas.

Femra, sipas Islamit, është shtylla kryesore e shoqërisë: ajo është
nënë, edukuese, këshilltare, me një fjalë ajo është gjysma e popullit,
por edukon gjysmën tjetër.

Për shkak të vlerës së madhe të saj, Islami i ka kushtuar kujdes të
veçantë gruas, sidomos është kujdesur për ruajtjen e nderit të saj
dhe të familjes së saj. Për këtë arsye, Islami i caktoi asaj llojin e
veshjes, metodën e ecjes, mënyrën e të folurit, vetëm e vetëm që
ta ruajë këtë margaritarë nga dhëmbët e ujqërve, të cilët nuk njohin
vlera dhe nuk kanë mëshirë.

Me gjithë këto dhunti dhe veçori të shumta që Islami i dha gruas,
në shekullin tonë armiqtë e përbetuar të nderit dhe të gruas arritën
ta përbuzin femrën edhe me shumë se ç’ishte e përbuzur para
Islamit. Për fat të keq, kjo përbuzje ka kapluar edhe shumë motra
muslimane që janë bërë viktimë e ujqërve të uritur, të cilët presin
të gëlltisin çdo gjë.

Aq nënçmim dhe padrejtësi të madhe i bënë asaj, saqë e nxorën nga
shtëpia, duke bërë që fëmijët e saj t’i edukojë televizioni apo interneti,
kurse ajo gjatë gjithë ditës është në punë dhe kur kthehet në shtëpi,
nuk ka mundësi të qëndrojë me fëmijët e saj qoftë edhe një orë sepse
nuk ka mundësi.

Femra në Perëndim përdoret si reklamë për çdo gjë: nëse dëshirojnë
të reklamojnë ndonjë fabrikë, do të shohësh foton e saj, nëse
dëshirojnë të reklamojnë ndonjë produkt, do ta shohësh aty,
madje edhe reklamimi i këpucëve nuk bëhet ndryshe vetëm se me
foton e një femre pranë këpucëve.

Ata nuk janë mjaftuar me këtë robëri të saj, por kanë kaluar edhe
ekstremin kur e konsideruan vetë atë si një mall me të cilën bëhet
shitblerje. A nuk keni dëgjuar se sa mijëra femra të reja në
Perëndim dhe Evropë (dhe jo në shtetet islame) shiten me një
çmim shumë të ulët për të kënaqur epshet e meshkujve të ndyrë?
Pas këtij akti, ajo kthehet dhe hidhet në rrugë ashtu siç hidhen
mbeturinat në kazanin e mbeturinave. A nuk janë këta të poshtër
të cilët bëjnë kontrabandë me gjininë femërore, bëjnë tregti me të
për interesa të tyre si të ishte një kafshë, madje si diçka edhe më
e pavlerë?!

Ky është realiteti i atyre që thërrasin për të drejtat e gruas dhe
pretendojnë respektin dhe kujdesin ndaj saj, kurse në realitet kanë
zemra ujqërish kriminelë, edhe pse mbulohen me petkun e pafajësisë
dhe të fisnikërisë.

Motra të nderuara!

Ruajuni këtyre njerëzve të fëlliqur, ngase përmes jush ata prishin
shtëpitë, shkatërrojnë lidhjet bashkëshortore, përhapin amoralitetin
dhe fundosin në humnerë një popull në tërësi.
 Nëse te romakët e
vjetër gruaja është konsideruar krijesë e fëlliqur, ndërsa te të
krishterët është konsideruar djall, e cila nuk do të mund ta shijojë
xhennetin kurrë, në botën perëndimore e të modernizuar nuk
konsiderohet diçka më shumë sesa një lodër me të cilën mund
të luajë kushdo.

Atëherë, pra, përse motra muslimane vazhdon të ecë pas këtij
karvani, i cili ka si pikënisje nënçmimin, shkatërrimin dhe
robërimin e saj, kurse stacioni i tij i fundit është çmenduria,
narkomania, vrasja dhe zjarri i xhehennemit, i cili është i ndezur
fort për ato që kanë lënë urdhrat e Allahu pas shpine?
Ky është dallimi mes drejtësisë që Islami i dha femrës dhe
nënçmimit që i bëri asaj shoqëria njerëzore bashkëkohore.
I mbetet asaj të zgjedhë njërën prej
rrugëve...
                                                                                                                                                



Xheladin Leka, Revista “Delirje&Edukim”  
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.