Shkruar nga Albana
|
e mėrkurė . 21 prill 2010 |
Nevojiten: 12 ve, 16 lugë miell, 200 gr.sheqer pluhur, 5 pudinga vanilleje, 1 pecivë , 1 margarinë, 20 lugë sheqer, 100 gr.arra të bluara, 100 gr.zhele bombone, 1 lugë kakao, 2 lugë nisheste, 1 sheqer vanillë, 500 ml.qumësht, 1 shllag.
Përgatitja: merren 6 vezë me 12 lugë sheqer, 6 lugë ujë të nxehtë, 16 lugë miell, 3 lugë arra të bluara, 1 lugë kakao, i përziejmë të gjitha me mikser. Masën e derdhim në tepsi të lyer me vaj dhe letër sipri në temperaturë 200G-15 min. Pasi të pjeket e heqim nga tepsia dhe e lëmë të ftohet. Në të njëjtën mënyrë e përgatisim edhe petën tjetër, të cilën e lëmë të bardhë, në vend të kakaos i qesim dy lugë nisheste. Pasi të jetë pjekur e prejmë në madhësi të rrethit e lyejmë me kremin e përgatitur.
Kremi: Marrim 5 pudinga përgatiten me qumësht, në një enë tjetër merret një margarinë me 200 gr.sheqer pluhur përzihet me mikser dhe bashkohet me puding. Pjesën e rrumbullakët(peta e bardhë) e lyejmë me kremin e përgatitur, ndërsa pjesën e kaftë e prejmë në shirita 5 cm.e marrim një pjesë e lyejmë me krem e mbështjellim si rollatë dhe e vendosim në mes të pjesës së bardhë. Pjesët e tjera i mbështjellim përreth saj. E dekorojmë me shllag dhe zhele bombone të imtësuara. |