Një i ri që ishte rritur në mëkate u martua me një grua të devotshme. Ajo i lindi atij disa fëmijë, në mesin e tyre edhe një djalë të shurdhër dhe memec. Nëna e tij kujdesej shumë për edukimin e tij në mënyrë të drejtë, siç i edukonte edhe vëllezërit e tij të shëndoshë, kështu që ia mësoi namazin dhe e mësoi që të jetë gjithnjë i lidhur me xhaminë qysh në moshë shumë të vogël...
Por, kur i mbushi shtatë vjet filloi të shihte se në ç’devijim dhe në ç’mëkate kishte rënë babai i tij. Andaj, shpeshherë e këshillonte me shenja atë që të largohej nga mëkatet dhe ta falë namazin, por pa dobi..
Një ditë prej ditësh, erdhi i biri me zë të ngashëryer dhe duke i rrjedhur lotët, e vendosi Kur’anin para babait të tij, e hapi suren Merjem dhe e vendosi gishtin te fjala e Allahut të Lartësuar:ﭽ ﮚ
ﮛ ﮜ ﮝ ﮞ ﮟ ﮠ ﮡ ﮢ ﮣ ﮤ ﮥ ﭼ ﭼO babai im, unë kam frikë se mos të vjen ndonjë dënim nga i Gjithëmëshirshmi e kështu të bëhesh i afërm i djallit”! ﭽ
Dhe menjëherë shpërtheu në dënesë.
Babai i tij u ndikua nga kjo pamje prekëse dhe filloi të qajë bashkë me të birin, dhe kështu Allahu i Lartësuar deshi që nëpërmjet këtij fëmije të devotshëm, t’ia hapë zemrën këtij babai. Ai ia fshiu lotët fëmijës së tij, e puthi atë dhe u nisën së bashku për në xhami.
Shihe pra se çfarë dobie ka bashkëshortja e devotshme, prandaj merre atë që është e devotshme nëse do që të jesh i lumtur.
Madje, nuk është vetëm një dobi, por dobitë e saj janë të shumta...
Ky është një mesazh për të gjithë ata të rinj që dëshirojnë ta plotësojnë fenë e tyre (dëshirojnë të martohen): Mos u bëj nga ata që kërkojnë bukuri mahnitëse, apo kërkojnë diplomë apo pozitë të lartë dhe duke e ditur këtë largohen nga bashkëshortja e devotshme...
Prandaj, kujdes... kujdes... dhe sërish kujdes, assesi mos lejo që ndonjë bukuroshe e pandershme të ta rrëmbejë fenë, e pastaj të shmangesh nga ajo që di të kujdeset për shtëpinë tënde. Bashkëshortja e devotshme për ty është prehje dhe qetësi, për fëmijët tu edukatore dhe nënë dhe për ummetin islam thesar dhe ndihmë.
Marrë nga: Etfalun kabidune alel-xhemr Nga arabishtja: Jusuf Kastrati |