Shkruar nga Albana
|
e mėrkurė . 17 mars 2010 |
Nevojiten: 300 gr.sheqer pluhur, 110 gr.miell,4 vezë, 55 gr.arra të bluara, 105 gr.çokollatë, 1 margarinë, 100 ml qumësht, vaj.
Përgatitja:4 të bardhë të vezëve me 110 gr. sheqer i përziejmë me mikser pandërprerë. Shtojmë të kuqtë e vezëve.Në një enë tjetër 55 gr.çokollatë me 55 gr.arra të bluara,1 lugë e gjysmë miell dhe 1 lugë vaj i përziejmë i bashkojmë me vezët dhe prapë i përziejmë me mikser.Brumin e hedhim në kallëp katërkëndësh të lyer me vaj nga brenda,e pjekim në temperaturë 2000 G-20 min. Pasi të pjeket e lëmë që të ftohet.
Kremi:1 margarinë me 300 gr.sheqer pluhur dhe me 80 ml.qumësht e përziejmë me mikser.Tortën e përmbysim nga kallëpi e ndajmë në tre shirita dhe secilën pjesë e lyejmë me krem,i rendisim një mbi një, po ashtu tërë sipërfaqen e tortës dhe anash e lyejmë me krem. Sipërfaqen dhe anash e dekorojmë me çokollatë të imtësuar në rende. Tortën e përgatitur e lëmë në frigorifer që të forcohet.Më pas tortën e ndajmë në copa 1 cm.e dekorojmë me shllag.Në fund pini një kafe turke. |