ĖMBĖLSIRĖ ME KANELLĖ DHE MOLLA |
|
|
|
Shkruar nga Albana
|
e mėrkurė. 17 mars 2010 |
Nevojiten:
1 gotë kos, 1 gotë sheqer, 2 gota miell, gjysmë gote vaj, 2 vezë,1 pecivë, 7 molla,sheqer dhe kanellë (cimet).
Përgatitja:
Tunden vezët me sheqerin pastaj shtohet kosi,vaji,mielli i përzier me pecivë. Gjysmën e brumit e derdhni në tepsi të lyer me vaj dhe e pjekni pak. Mbi brumin gjysmë të pjekur shtoni mollët e grira të përziera me sheqer dhe kanellë. Me gjysmën tjetër të brumit mbulohen mollët dhe kthehen në furrë që të pjeken. Pasi të ftohet ëmbëlsira e preni në katrora dhe e dekoroni me sheqer pluhur. (Vërejtje:Nëse nuk keni molla atëherë në vend të tyre mund të shtoni pemë tjera sezonale sipas dëshirës: dredhëza, kajsi, qershi, vishnje etj.) |