A ėshtė e lejuar ngrėnia e mishit tė kafshės sė mbytur sipas mėnyrave joislame? |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e enjte. 04 mars 2010 |
Pyetje:
Selamun alejkum! Desha t’ju pyes se a është e lejuar ngrënia e mishit të kafshës së mbytur jo sipas mënyrave islame po nëpërmjet rrymës elektrike a goditjeve e që nuk dihet me siguri nëse gjaku ka rrjedhur apo jo? Në këtë grup do doja të përfshija jo vetëm kafshët e mëdha, si: lopën, delen etj., por edhe pulën, gjelin e detit, lepurin etj. Ju faleminderit dhe Allahu ju shpërbleftë për punën tuaj!
Përgjigje:
Alejkum selam ve Rahmetllah!
Nëse i ke të qarta mënyrat islame të therjes, atëherë nuk do mend se mënyra joislame e therjes së kafshëve e ndalon atë mish.
Por, nëse e keni fjalën për përdorimin e rrymës për lehtësimin e prerjes së kafshës a e lejon apo jo një gjë të tillë, ju preferojmë ta lexoni përgjigjen në këtë link:http://pertymoter.net//index.php?option=com_content&task=view&id=1660&Itemid=30 Pra, nëse pas goditjeve me rrymë apo të ngjashme, kafsha apo shpeza është e gjallë dhe më pas i pritet koka, atëherë lejohet ngrënia e saj nëse i plotëson edhe kushtet e tjera, e nëse ajo ka rënë e ngordhur dhe koka i është prerë pasi të ketë ngordhur nga rryma, atëherë nuk lejohet ai mish.
Nëse nuk dihet se ka qenë e gjallë apo jo, pra është e dyshimtë, atëherë nuk duhet ngrënë ushqimet e dyshimta. I dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të ka thënë: "Hallalli është i qartë si dhe harami është i qartë. Në mes tyre ka gjëra të dyshimta, për të cilat nuk kanë njohuri shumë njerëz. Kush ruhet nga këto gjëra, ka mbrojtur fenë e tij dhe nderin e tij, e kush bie në to, ka rënë në haram." (Buhariu dhe Muslimi)
E gjithë kjo vlen si për kafshët e trasha ashtu edhe për të imtat.
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku |