MЁNYRA E ABDESIT

 
A lejohet te lexoj me zė te lart pėrpara nxėnėsve te klasės? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 15 shkurt 2010
Pyetje:

Unë jam një motër muslimane e mbuluar dhe jam ne shkollë te mesme, desha te di se a lejohet te lexoj me zë te lart përpara nxënësve te klasës kur te me thotë profesori , duke ditur se zëri i vajzës është avret.

Esselamu alejkum!

Allahu ju shpërbleftë



Përgjigje:

Ve alejkumus selam ve Rahmetullah!

Edhe juve Allahu ju shpërbleftë me të mira!

Sa i përket zërit të femrës se është avret apo jo, ka mendime të ndryshme të dijetarëve, dhe marrë parasysh argumentet e shumta dhe të fuqishme, zëri i femrës nuk mund të konsiderohet avret, pasi gratë e sahabëve shkonin tek i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe konsultoheshin e ankoheshin lidhur me jetën e tyre bashkëshortore etj. kështu vazhdoi çështja edhe me kalifët pas vdekjes së të Dërguarit. Pastaj ato jepnin selam, e kthenin selamin etj., argumente që mund të dëshmojnë se zëri i femrës nuk është avret. Përndryshe, nëse konstatimi i juaj se zëri i femrës është avret është i saktë, atëherë pyetja e juaj si intelektuale do të ishte shumë a pakuptimtë, pasi në atë rast ju do pyetni se a bën të zbulohet avreti.

Kështu, ne themi se zëri i femrës nuk është avret, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve, andaj leximi i juaj me zë para nxënësve lejohet me këto kushte:

-       të kërkohet prej jush të lexoni për vlerësim e të ngjashme e të mos jetë insistim dhe kërkesë e juaja leximi para nxënësve,

-       të mos jetë ndonjë shfaqje publike apo recital,

-       të mos e thyeni zërin dhe mos ta shndërroni atë në zë ngacmues për të tjerët, por të lexoni drejt, pa zbukurime femërore të zërit, ashtu sikur edhe të trupit. Allahu thotë: "O gratë e të Dërguarit! Ju nuk jeni si gratë e tjera. Nëse i frikësoheni Allahut, mos flisni me përkëdheli, që të mos ju dëshirojë ai që ka zemër epshore, por flisni drejt dhe në mënyrë të ndershme!" (El-Ahzabë, 32)

Allahu e di më së miri!


                                                   Muhamed Dërmaku

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.