Shkruar nga Albana
|
e enjte . 11 shkurt 2010 |
Nevojiten:
1 gotë e ujit qumësht, 1 gotë e çajit sheqer, 200 gr.margarinë, 3-4 lugë kakao, 1 plazma keks të bluar.
Përgatitja:
Të gjithë materialin e sipërshënuar e shkrinë në një tenxhere mbi zjarr keksat i shton pasi ta keni hequr tenxheren nga zjarri. Marrim një qese e lyejmë me pak vaj dhe mbi të e derdhim masën i japim formë katrore e lyen me pak sherbet dhe me fill.
Filli:
1 gotë të çajit qumësht, 1 gotë të çajit sheqer, 50 gr.margarinë, 1 pako kokos. Margarinën me qumësht dhe sheqer i shkrijmë mbi zjarr i heqim nga zjarri shtojmë kokosin dhe me këtë fill e lyejmë tortën të cilën e mbështjellim në formë rrollate, e lëmë të forcohet në frigorifer. |