Shkruar nga Albana
|
e enjte. 11 shkurt 2010 |
Nevojiten:
300 gr.sheqer pluhur, 300 gr. kokos,qumësht, 100 gr.çokollatë, kafe e zier.
Përgatitja:
Marrim çokollatën dhe e shkrijmë me qumësht mbi zjarr, shtojmë sheqerin dhe kokosin, masën e ndajmë në dy pjesë. Pjesën e parë e rendisim mbi folie alumini, ndërsa pjesën e dytë e bëjmë me 6 lugë kafe (turke) të zier po ashtu edhe këtë e rendisim mbi folie alumini dhe e bëjmë bashkë me pjesën tjetër. E mbështjellim në formë rollate e lëmë në frigorifer për një orë,pastaj e prejmë në rrathë dhe e servojmë me miell kokosi. Në fund pini një kafe turke. |