MЁNYRA E ABDESIT

 
Biseda nė MSN, me meshkuj tė huaj... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e premte. 12 janar 2007

Pyetja:
Unë jam një vajzë e shtëpis dhe jam duke i mësuar duat që së shpejti edhe të filloj me namaz. Por, problemi është se unë jam njoftuar me një djalë në internet (MSN). Ai i fal pesë kohët e namazit. Problemi është se ne duam të takohemi. A është kjo ndonjë gjë e keqe nëse unë takohem me të dhe e marr një shoqe me vete? Ai më ka thënë se dëshiron edhe të marrë puthjën e parë, në takimin e parë, sepse ne jemi larg njëri-tjetrit dhe mund që mos të duroj dhe të puthjen të ia jap një tjetrës.
Unë e dua atë dhe nuk dua që ai të puthë dikë tjetër përpos meje. Cfarë të bëj? A të dal me të dhe t’ia jap puthjën time të parë, apo cfarë të bëj?



Përgjigjja: Falenderimi i takon Allahut, përshëndetjet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, shokët e tij, familjen e tij dhe të gjithë besimtarët që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Fillimisht më gëzon fakti për interesimin që ke në faljen e namazit. E lus Allahun që të ta mundësoj sa më shpejt  të mësosh duat dhe të fillosh me faljen e namazit. Këtë obligim madhështor që për fat të keq shumica e atyre që e quajnë vetën sot musliman e kanë lënë pas dore, ndërsa nuk ka obligim më të madh pas shqiptimit të shehadetit se sa falja e namazit. Namazi është shtylla e fesë.

Ndërsa sa i përket pytjes sate që ke parashtruar, do të mundohemi të përgjigjemi me atë që Allahu na ka dhënë neve prej dijes.

Motër e nderuar:
Me të vërtetë njeriut i cili nuk ia ka frikën Allahut sot iu kanë lehtësuar rrugët shumë për në harame dhe mëkate. Përparimi i teknologjisë ka bër që lidhjet dhe takimet mund të bëhen në forma të ndryshme. Prej përparimit të teknologjisë  është edhe  shpikja e internetit dhe bisedat që bëhen përmes këtij rrjeti qoftë në chat, në MSN apo në forma të ndryshme.
Ska dyshim se interneti  ka mundësuar që njeriu të jetë në lidhje më të afërt me botën. Interneti ka dobit e veta në shumë aspekte, por, i ka edhe anët negative që njeriu mund të bie në to.
Sikur që dobit e internetit janë të shumta edhe dëmet janë të shumta, prej tyre: humbja e kohës, përzierja e meshkujve me femra, futja nëpër faqe të pamorlashme etj.
Prej dëmeve që i ka interneti është gjithashtu edhe biseda mes mashkullit dhe femrës ku bëjnë takime të ndryshme, flasin fjalë të ndyta, ndoshta vjen  dhe deri te fejesa pa e njohur mirë njëri-tjetrin dhe pa ditur as rrethin familjar etj. Pastaj jo edhe rrallë ndodh që edhe të shihen përmes kamerave në internet e cka është edhe më e keqe zbulojnë pjesët e trupit para kamerës.
Islami ndalon cdo rrugë që  të con deri te e keqja. Mu për këtë Islami ndalon edhe  bisedat me meshkuj të huaj, qoftë përmes internetit apo ndonjë mjeti tjetër. Nuk lejohet biseda përvec në raste kur dëshiron të mëshosh dicka për Islamin edhe ajo në masë të caktuar e jo si arsyetim  pastaj të hapet dera e bisedës edhe për gjëra tjera personale.
Njeriu gjithmonë duhet të ia ketë frikën Allahut dhe të ndalet në kufijt që Allahu i ka caktuar.
Nëse ti  e ke nijet fejesën me atë djalë, mund të takohesh me të nëse ty të shoqëron ndonjë i  afërm i yti, në këtë mënyrë nuk ka dicka të keqe dhe nuk të lejohet ty asgjë tjetër në këtë takim përvec njoftimit me të. Ndërsa cdo gjë që behet tjetër qoftë ajo puthje apo prekje nuk të lejohet përderisa ti nuk ke aktin e martesës me të. Ti je një vajzë e huaj për t, sikur që ai është një burrë i huaj për ty, derisa të bëhet akti i martesës. Andaj ki frik Allahun dhe mos e hidhëro Atë, mos bë mëkate ndaj Allahut. Gjithashtu edhe ai djali duhet të ia ketë frikën Allahut dhe të mos veproj ato gjëra që Allahu i ka ndaluar.  Allahu e din më së miri.
                                                                                        
                                                                                                Shaban Murati


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.