MЁNYRA E ABDESIT

 
Ju lutem, njė dua qė tė mėsoj mė shumė! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e enjte . 14 janar 2010
Selam alejkum!
Me emrin e ALLAHUT, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!
Pyetje:

Desha një pyetje:
Jam 9 vjeçare dhe jam në klasën e katërt. Ju lutem, ma shkruani një dua që të mësoj më shumë. Ju lutem me gjithë zemër! 
Nga motra juaj: Ermale Brahimi     


Përgjigje:

Alejkum selam ve Rahmetullah!
Motër Ermale, lus Allahun që të bëhesh e zellshme, e sjellshme dhe e moralshme. Allahu të ruajttë nga çdo e ligë!
Bëje këtë lutje:
"O Zot, ma shto diturinë!"
I dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka porositur dhe ka thënë: "Luteni Allahun që t'ju japë dituri të dobishme dhe kërkoni nga Ai që t'ju ruajë nga dituria e padobishme!" andaj edhe bëje këtë lutje:
"O Allah, kërkoj prej Teje të më furnizosh me dije të dobishme, risk të gjerë dhe me vepra të pranuara!"
Allahu e di më së miri!  



                                                            Muhamed Dërmaku
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.