MЁNYRA E ABDESIT

 
Cilat dua duhet t’i them pėr preokupimet e mia? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e enjte. 14 janar 2010
Pyetje:

Allahu ju shpërbleftë për ndihmën që jepni nëpërmjet kësaj ueb-faqeje!
Lexova një përgjigje që i keni dhënë një motre muslimane e cila frikohej se mos po humbte imanin dhe aty mora përgjigje për disa nga dyshimet e mia. Dua t’ju pyes nëse mund të më thoni se cilat dua duhet t’i them sa më shpesh (dhe kur) pasi kam disa probleme shumë të mëdha që nuk po më largohen. Kur falem, në sexhade më krijohen forma të ndryshme fytyrash me sy. Sado që e shmangi shikimin prapë më dalin në rukunë tjetër. Gjithashtu më shkëputet mendimi dhe më vijnë ndërmend probleme të ndryshme, sidomos të punës. (Kohët e fundit me thënë të drejtën kam pasë punë me tepricë sa kam punuar edhe natën në shtëpi për ta mbaruar.) Mundohem të përqëndrohem në kuptimin e sureve dhe përsëri kam shkëputje nganjëherë. Kam provuar gjithashtu të pështyj tri herë majtas pasi kam thënë ‘Eudhu bismilahin’. Për riza të Allahut, më ktheni një përgjigje sa më shpejt se jam shumë e shqetësuar.
Allahu ju shpërbleftë!


Përgjigje:

I dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Kur dikush ka shqetësim dhe preokupim, pra është i mërzitur e i shqetësuar, dhe e thotë këtë lutje: ...

"
Allahumme, inni abduke ve'bnu abdike ve'bnu emetike, Nasijeti bijedike, madin fijje hukmuke, adlun fijje kadauke, es'eluke bi kul-li ismin huve leke, semmejte bihi nefseke ev al-lemtehu ehaden min halkike, ev enzeltehu fi kitabike, evis'te'therte bihi fi ilmi'l gajbi indeke en texhale'l kur'ane rebia kalbi ve nure sadri ve xhelae huzni ve dhehabe hemmi"

Kuptimi në shqip:

"O Allah! Unë jam robi Yt, bir i robit Tënd, bir i robëreshës sate. Fati dhe e ardhmja ime është në dorën Tënde. Gjykimi Yt është i respektuar tek unë dhe caktimi Yt është i drejtë për mua. Të lutem me çdo emër Tëndin, që e emërtove Veten me të (në Kuran), apo ia mësove dikujt prej robërve Tu, na lajmërove për të nëpërmjet shpalljes Tënde (Kur'anit), apo e le në botën e Gajbit tek Ti, që të ma bësh Kuranin kopsht të zemrës sime, dritë të gjoksit tim, largues të dëshpërimit tim dhe çrrënjosës të preokupimit tim!"

... Allahu do t'ia largojë atij preokupimin dhe do t'ia zëvendësojë me dalje nga ajo gjendje."  Të pranishmit i thanë, a ta mësojmë pra, o i dërguar i Allahut? Ai u përgjigj: "Gjithsesi, ai që e dëgjon duhet ta mëson këtë lutje." (Sahih, transmeton Ahmedi nga Ibni Mes'udi)

Po ashtu edhe këtë lutje është mirë ta bëni:"Kërkoj mbrojtje nga Allahu, që me fjalët e Tij të përsosura të më ruajë nga zemërimi i Tij dhe nga dënimi i Tij, të më ruajë nga të këqijat e njerëzve, të më ruajë nga ngasjet e Shejtanit, që kërkon të ndikojë tek unë."

Si dhe lutje të tjera.
Allahu ju ndihmoftë në largimin e preokupimeve dhe cytjeve të ndryshme të djallit! Amin!

Allahu e di më së miri!




                                                             Muhamed Dërmaku
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.