Rinia, mes sė shkuarės sė trishtueshme dhe sė ardhmes sė panjohur |
|
|
|
Shkruar nga Avni Tafili
|
e shtunė. 09 janar 2010 |
Të jesh shëndoshë, biri im! Porosit nëna të birin. Nuk i thotë: të jesh durimtar, e të angazhohesh vazhdimisht. Sikur i thotë: Hë mor bir, vazhdo jetën ashtu siç je duke e bërë, me rëndësi të jesh mirë me shëndet. Po, “Le të kënaqet sa është i ri”, u thonë shumë pleq të rinjve. Pa i shkëmbyer përvojat e jetës. Pa ia dhënë mësimet që mori prej jetës dhe njerëzve. S’bëhet fjalë për pleq të thinjur në tru.
S’ka prind që ia do të keqen bijve të vet, e unë them, “ka shumë prindër që ua duan të keqen, bile shumë, bijve të tyre”, kur dëshmi për këtë janë edukata dhe sjellja e bijve të tyre. Dëfryes e përtacë, rebelë e të papërfillshëm.
Të iku prej dorës, s’të dëgjon?! Mos më thuaj se lindi 20 vjeçësh! Ishte foshnje. E kishe në duar. Varej plotësisht nga ti. Ah po, s’e mendoje se do rebelohej një ditë, madje edhe kundra teje. Pse ti e vret mendjen, prandaj!
Kur në familje trashëgohet afetari! Ku Zoti është i panjohur. Ku feja është spekulim e opium. E tani po më çan hallin e bijve tu?! Jo më, ai po ushtron vullnetin, ka bërë zgjedhjen, kur ti e kishe në dorë vullnetin, s’ia ruaje, që sot të bënte zgjedhjen e duhur e të drejtë, e tani vetëm lutu, se përveç lutjes s’ke gjë tjetër.
Rinia që s’lexon është e pafajshme. Ajo është naive, idiote. Njerëzit e paditur flasin kot, lëvizin kot, rrinë kot. Mësim s’marrin edhe për asnjë sekondë. Të akuzohet kjo rini?! Jo, prindërit e tyre kurrë s’panë me libër në dorë. Ku është babi?! Rrugëve. Lokaleve. Po dëgjon lajmet e mëngjesit e lajmet e mbrëmjes. Nëpër odë s’sheh asnjë libër të shfletuar. I cytur e i dashuruar në dhe me teknologjinë shpëlarëse e zhurmë-bërëse.
Nuk mund të akuzohet një rini, ndaj së cilës prindërit ishin të papërgjegjshëm ndaj saj kur ishin fëmijë, e adoleshentë. Tanimë ata kanë formuar personalitet të pavarur, i ka edukuar rruga e turma. E pavarur, d.m.th. "Ku rafsha, mos u vrafsha!” Me fjalë “të urta” boshe, sot e kësaj dite ushqehet dhe frymëzohet rinia jonë. “Mos paç punë, luaje derën”, e pse të luajë derën, s’paska punë për të bërë?! Dështoi një përpjekje, “Të jesh shëndoshë!”, d.m.th. mos u ndje dështak, sepse dështak je. Ky është kuptimi i drejtë.
(Vazhdon) |