BISKOTA ME MJALTĖ DHE CIMET |
|
|
|
Shkruar nga Albana
|
e enjte. 07 janar 2010 |
Nevojiten:
2 vezë, 200 gr.sheqer, 8 lugë qumësht, 1 margarinë, 5 lugë mjaltë, 1 lugë e çajit sodë bikarbon, 2 lugë cimet, 2 lugë kakao dhe miell sipas nevojës.
Përgatitja: Në margarinën e shkrirë shtohen vezët e tundura dhe përbërësit e tjerë me radhë. Gatuhet brumi i trashë aq sa nuk ngjitet për dore shtrihet në petë dhe me kallëp nxjerrim forma të ndryshme. Piqen në temperaturë të ulët pasi të jetë nxehur furra mirë. |