Shkruar nga Albana
|
e enjte . 07 janar 2010 |
Nevojiten:
250 gr.arra të bluara, 250 gr. keksa të bluar, 250 gr.sheqer pluhur, 1 gotë kafe e zier (turke), 250 gr.masllac, 1 i kuq i vesë së zier.
Përgatitja:
Arrat, keksat dhe sheqerin përziejeni me kafe. Nga ky brum shtrihet peta sipër folies të cilën e kemi lyer me pak vaj. Masllaci tundet me të kuqtë e vesë derisa të bëhet masa e lëmuar, me këtë lyhet peta e përgatitur dhe mbështillet në formë rollate. Rollata e përgatitur lihet në frigorifer deri në përdorim. |