Shkruar nga Albana
|
e enjte . 07 janar 2010 |
Nevojiten:
4 lugë sheqer, 200 gr.ermik, 125 gr.margarinë, 2 vezë, 1 sheqer vanileje, 5 gota ujë, miell sipas nevojës.
Përgatitja:
2 vezë me 125 gr.margarinë i përziejmë me mikser, shtojmë 1 lugë sheqer, 200 gr.ermik (griza) dhe miell derisa të bëhet brumi i fortë. Tepsinë e lyejmë me vaj, po ashtu edhe duart, nga brumi i përgatitur bëjmë forma të ndryshme (të rrumbullakëta, vezake,katrore) e pjekim në temperaturë 2000 G- 20 min.
Sherbeti:
Në një enë i qesim 5 gota ujë me 3 lugë sheqer dhe 1 sheqer vanilleje i vendosim mbi zjarr. Gurabitë e ftohta i vendosim në sherbet të nxehtë derisa ta pijnë tërë sherbetin. I rendisim në enën për shërbim, i dekorojme me arra të bluara dhe me grimca çokollate. |