Kur mė therin me fjalė ua kthej
|
|
|
|
Shkruar nga --
|
e mėrkurė. 06 janar 2010 |
Pyetje:
E kam një pyetje. Në jetën e përditshme jam shumë e qetë, kurrë nuk ia filloj e para po edhe shpesh i duroj njerëzit kur më thonë diçka pasi kuptohet se çdo njeri gabon dhe asnjë nuk është i përsosur. Por kur nganjëherë më therin me fjalë ua kthej se s’po mund të duroj ndërsa ata më thonë se je e mbuluar, ka qenë dashur të matesh shumë për t’u mbuluar. Me sa e di unë mbulesën e kemi obligim dhe nuk domethënë që je e mbuluar duhet të jesh e përsosur. Si t’ia bëj? Po bëhem shumë nervoz me kësi njerëzish, krejt dita prapë po më shkon! Mos e kam sprovë?! Ju lutem, një shpjegim! Allahu të shpërbleftë për përgjigjen tuaj! Selam alejkum!
Përgjigje:
Alejkum selam ve Rahmetullah!
Motër është moral i mirë që nuk i prinë ngacmimeve me të tjera, por edhe më i mirë do të ishte nëse duron ndaj ngacmimeve, që janë sprovë e etikës së një myslimaneje. Padyshim se ajo që të ngacmon ka mëkat për veprimin e saj, por mundohu që mëkatimin e dikujt ndaj teje ta shndërrosh në sevap e shpërblim për shkak të durimit dhe sjelljes me të mirë ndaj keqbërëses. I dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Ki frikë Allahun kudo që je, veprën e keqe pasoje me të mirë si dhe sillu mirë me njerëzit!”
Është e vërtetë se shamia apo mbulesa është obligim i ndarë dhe për mospërfilljen e saj do të jepet llogari dhe do të pason dënimi i Allahut ndaras nga mëkatet e tjera, por njerëzit kur shohin një besimtare që përmjet mbulesës së saj reflekton frikën dhe respektin më të madh ndaj Allahut sesa një tjetër pa mbulesë, kur shohin se ajo bën një gjest të paqëlluar apo ndonjë sjellje jo të mirë, befasohen dhe sikur thonë në vete si ndodh që e njëjta që i ka pasur Allahut frikën dhe e ka zbatuar urdhrin për mbulesë, si ndodh që mos ta përfillë urdhrin e Allahut për sjellje të mira?! Qasja e tyre sikur nënkupton se për një femër që bën një mëkat më të madh, pra ec e zbuluar, nuk është e çuditshme që të bëjë mëkate më të vogla.Kështu, mund të thuhet se besimtari i cili i përfillë mësimet islame shikohet nën llupë, kur janë në pyetje shkeljet dhe moszbatimet e urdhrave dhe mësimeve islame në krahasim me tjetrin, i cili nuk reflekton në veshjen, ecjen dhe sjelljen e tij se ia ka frikën Allahut.
Kur jemi te ngacmimet me fjalë, ta kujtojmë hadithin e të Dërguarit, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, i cili thotë: “Musliman i vërtetë është ai nga gjuha dhe dora e të cilit janë të qetë muslimanët.”
Andaj mundohu që të tjerët të jenë të qetë si nga dora e jote, ashtu edhe nga gjuha jote, si dhe përpiqu që ta reflektosh Islamin me gjuhë, veshje e sjellje në çdo vend!
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku |