A ke llogaritur ndonjėherė se sa shpėrblime je duke fituar? |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e premte . 25 dhjetor 2009 |
Po nëse lexon më shumë, bëje llogari sa ke për të fituar!
E nderuara muslimane, a je prej atyre që falin 5 kohë namaz dhe lexojnë Kuran? Elhamdulilah! A ke llogaritur ndonjëherë se sa shpërblime je duke fituar? Shife se sa Allahu i Madhërishëm.
Es-selamu alejkum = 10 sevape Es-selamu alejkum ve Rahmetullah = 20 sevape
Es-selamu alejkum ve Rahmetullahi ve berekatuhu = 30 sevape
A lexon Kuran?
Për një shkronjë që lexon nga Kurani, Allahu të shpërblen me 10 sevape.
-1 resht në Kuran ka 30-40 shkronja. 40 × 10 = 400 sevape
-1 faqe në Kuran ka 15 reshta. 15 × 400 = 6000 sevape
Do të thotë se nëse lexon 1 faqe Kuran në ditë ke fituar 6000 sevape.
Po nëse lexon më shumë, bëje llogari sa ke për të fituar!
A fal NAMAZ?
-Surja El-Fatiha (Elhami) ka 122 shkronja arabe. 122 × 10 = 1220 sevape.
-Suren El-Fatiha në 5 kohë të namazit e lexon 17 herë vetëm në farze. 17 × 1220 = 20740 sevape.
- Nëse falë edhe 12 rekat sunnet jashtë farzeve në ditë. 12 × 1220 = 14640 sevape.
20740 + 14640 = 35380 sevape ke fituar vetëm me Suren El-Fatiha që ke lexuar, e sa shpërblime do të fitosh kur lexon edhe Sure të tjera, edhe nëse janë të shkurta, por tek Allahu vlejnë shumë.
-E nëse di dhe lexon nga gjysmë ose nga 1 faqe në çdo rekat, kështu ke fituar më shumë se 80‘000 sevape.
A nuk është Allahu Bujar dhe shpërblen pa masë. Mos i le këto shpërblime, a mos ke shumë sevape që i lë këta?! „Nuk ka XHENNET pa NAMAZ“!
„Vërtet midis njeriut dhe shirkut dhe kufrit qëndron lënia e namazit.“ „Lexoni Kuran, sepse në Ditën e Kiametit ai do të vjen dhe do të dëshmojë për ata të cilët e kanë lexuar atë (do të bëj shefat për ta).
“Kurani ka 604 Faqe. 604 × 6000 sevape = 3΄624΄000 sevape.
A ke bërë Haxhillëkun ose Umrën?
Vlera e namazit në Mekë dhe Medinë
1 NAMAZ në Qabe ka vlerë sa 100΄000 namaze jashtë Qabesë
5 NAMAZE sikur me i falë 500΄000 namaze
500΄000 NAMAZE është si me i falë jashtë Qabesë më shumë se 270 vjet. 270 vjet për 5 namaze në ditë që ke bërë. A akoma po pret dhe nuk ke vendosur ta bëjnë Haxhillëkun ose Umren?!
1 NAMAZ në MEDINE është e barabartë me 1΄000 namaze jashtë Medinës
5 NAMAZE sa 5΄000 namaze. Do të thotë se për 5΄000 namaze diku tjetër të duhen afër 3 vite që t’i falësh këta
(5 namaze × 365 ditë = 1825 namaze për 1 vit)
Llogariti ato ditë që qëndron në Meke dhe falesh në Qabe dhe në Xhaminë e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, në Medine gjatë Haxhillëkut ose Umres sa shpërblime Allahu xheleshanehu të shkruan. Nxito dhe shpëtoje vetën. “Kurse për Haxhin e pranuar,nuk ka shpërblim tjetër përveç xhenetit.“ (hadith, transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)
Llogaria e 1 njeriut 63 vjeçar
1 ditë = 24 orë. Njeriu 8 orë fle, 8 orë punon dhe 8 orë i ka të lira (1 orë gjatë një dite ka bërë namaz) = 24 orë.
63 vjet e ndajmë në 3 pjesë. Kështu 21 vjet ka qenë në gjumë, 21 vjet në punë dhe 21 vjet i ka kaluar ashtu të lira, kurse me ibadet ndaj Allahut duke falur namaz i ka kaluar vetëm 3 vjet!
Ja Allah, na mundëso që të Të bëjmë sa më shumë ibadet, na i prano veprat tona, na fal, dhe me Mëshirën Tënde na fut në Xhenet! AMIN! |