MЁNYRA E ABDESIT

 
Nėna...! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Dr. Aid El-Karni   
e hėnė. 07 dhjetor 2009

Më ke bartur në prehër me dhembje dhe vuajtje.





Plakem, e për nënën time gjithnjë jam i vogël. Ulem, por te ajo gjithnjë jam fëmijë. E vetmja ajo për mua ka derdhur lot, qumësht dhe gjak. Të gjithë më kanë harruar, po jo edhe nëna ime. Të gjithë më kanë lënë, përveç nënës sime. Bota për mua u ndryshua, por jo edhe nëna. Për Zotin, nënë, sa here i ke fshirë lotët prej fytyrës kur kam shkuar në rrugë? Sa net ke kaluar pa gjumë kur të kam munguar? Sa net ke kaluar pranë meje kur kam qenë i sëmurë.?

Nënë! Kur kthehesha nga udhëtimi, më prisje në derë me sy të përlotur nga gëzimi, ndërsa kur udhëtoja, më përcillje me pikëllim në zemër...!

Nënë.
Më ke bartur në prehër me dhembje dhe vuajtje. Më linde me klithma dhe rënkime. Më përqafove dhe më prite me puthje dhe buzëqeshje.

Nënë..
Asnjëherë nuk ke qarë deri sa isha zgjuar. Nuk ke pushuar përderisa nuk më ke parë mua të lumtur. Kur unë buzëqeshja edhe ti buzëqeshje edhe pse nuk e dije shkakun. Ndërsa kur vija i pikëlluar, ti qaje edhe pse nuk e dije shkakun. Tek ti isha i falur para se të gaboja dhe e harroje gabimin tim para se të pendohesha. Më arsyetoje para se të kërkoja falje.

Nënë...
Kush më lavdëronte, ti i besoje edhe sikur të më shpallte mbret i njerëzve. Kush më kritikonte ti nuk i besoje edhe sikur t'i sillte edhe dëshmitarët më besnik. Vetëm ti ke qenë e preokupuar me brengën ndaj meje.

Nënë..
Unë jam gjëja më e rëndësishme për ty, tregimi më i bukur, dëshira më e ëmbël. Këto më bëjnë të ndjehem mirë, ndërsa ti mendon se kjo nuk është e mjaftueshme, dhe shkrihesh nga mallëngjimi për mua...

Nënë...
Sikur të mundem që me lot falënderimi t'i lajë këmbët tuaja, nga turpi edhe këpucët tuaja.

Nënë...
Do të doja, sikur të mundem, ta marrë vdekjen tënde dhe çdo gjë të pakëndshme që të ndodhë.

Shpirti më fol që më rrënon...
"Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël". (El Israë, 24)



Përktheu dhe përshtati
Dr. Ali F. Iljazi" 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.