MЁNYRA E ABDESIT

 
Burri nuk fal namazin, e kėtė vit as nuk ka agjėruar... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e martė. 17 nėntor 2009
Pyetje:

Selam alejkum!
Allahu ju shpërbleftë për punën që e bëni!
Desha një pyetje për hoxhën. E kam një hall të madh. Burri nuk fal namazin, e këtë vit as nuk ka agjëruar. Jam shumë e mërzitur, s’e di çka të veproj.
Unë i fali pesë kohët e namazit dhe mundohem t’i kryej urdhrat e Allahut. Nuk pushoj as një minutë duke e lutur Allahun që të ma udhëzojë burrin, inshallah më pranohet, bëj namaz nate e s’ndalem duke bërë dua.
Sa herë shkojmë në pushim në Kosovë prindërit e tij i thonë: ‘Hajt babës se me rëndësi me pas zemrën se falu gjithë ditën kur s’e ke zemrën kot’. Nëna i thoshte sivjet: “Hajt bir se je i ri, mos agjëro, kënaqu, ke kohë kur agjëron’. Çdo vit po kam probleme me familjen e burrit për shkak të Islamit. Gati po më vjen puna m’u nda me burrë shkaku i tyre, po ju vjen inati që po ju foli për fe por unë nuk pushoj asnjë minutë deri sa të janë gjallë do t’u tregojë se s’kanë ku shkojnë po s’e kryen urdhrin e Zotit.
Burri s’po më len me vu as mbulesën, po më thotë atë ditë që ta vësh veç mundesh m’i marrë teshat e me ec. Unë kisha ec se urdhrin e burrit s’e krahasoj me urdhrin e Allahut por i kam dy fëmijë, dy djem, djali i madh i ka 4 vite edhe elhamdulilah është shumë i zgjuar për fe shumë sene po din edhe po i intereson çdo gjë për Allahun, deri ta zë gjumi që më bën pyetje për Allahun. Kur ishim në pushim ishim duke ngrënë bukë dhe i thoshte gjyshit të tij bën Elhamdulilah se ta merr Allahu gojën, të dënon, kështu që mu nda nuk mund t’i lë fëmijët e të më rriten fëmijët jashtë Islamit. 

Këshilla juaj më kishte ndihmuar e inshallah Allahu ma udhëzon burrin e kalojmë një jetë të bukur në Islam. Gjithë ditën e dëgjoj radio-pendimin por si të vjen prej pune menjëherë e ndali, e gjej momentin më të përshtatshëm edhe i tregoj për fe. Elhamdulilah, ka ndryshuar shumë. Pesë vite kam bërë me ia heq vathin që e kishte në vesh duke e marr me të mirë e duke i thënë se haram por tërë vitin unë po e ndryshoj e si po shkojmë në pushim për një muaj ata po ma ndryshojnë. Sivjet ua kam prerë fëmijëve kurbanat, i kam pre 4 kurbana, dy për njërin djalë e dy për tjetrin por shumë zor e kam pas se nuk e lenin prindërit burrin me i pre, i thoshin ma mirë me pre një viç e kishim ngrënë mish gjithë dimrin, subhanallah! Allahu na ruajt prej këtyre njerëzve por jam shumë e gëzuar që ia arrita qëllimin e ua preva kurbanat. Ma bëni hallall se e zgjata shumë po jam shumë e mërzitur e nuk di kujt t’ia qaj hallin. Këshilla juaj më bën dobi.
Selam alejkum! Mos më harroni në duatë tuaja!


Përgjigje:

Alejkum selam ve Rahmetullah!

Motër e nderuar, e lus Allahun që ta lehtësoj punën tënde dhe ta udhëzojë burrin tënd në Islam! Dëshiroj që po ashtu çdo lexues të lutet për ju!

Vazhdoni me tempin dhe dinamikën tuaj në punët e hairit dhe mos u ndal nga duatë që ia drejton me sinqeritet Allahut, sepse Ai dëgjon dhe sheh! Mos mendoni se koha ju shkon mbrapa edhe nëse nuk i vëreni rezultatet e prekshme të lutjeve tuaja. Allahu thotë: "Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua. Prandaj, le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë." (Bekare, 186)

Nëse ju mendoni se puna ju shkon huq kur burrin tuaj apo cilindo njeri e joshin fjalët dhe thirrjet e të tjerëve nga rruga e Allahut, e keni gabim. Përkundrazi ju e bëni atë që e keni obligim si muslimane, pra thirrjen në rrugën e Allahut, ndërsa rezultati dhe suksesi janë në Dorën e Tij. Allahu thotë: "Vërtet, ti nuk mund të udhëzosh kë të duash, por është Allahu Ai që udhëzon kë të dëshirojë. Ai i njeh më mirë ata që janë të udhëzuar." (Kasas, 56)

Në rastin tuaj e kuptoj se gjendja është më e vështirë pasi bëhet fjalë për bashkëshortin, i cili nuk i nënshtrohet urdhrave të Allahut dhe në të njëjtën kohë pengon të tjerët nga përfillja e urdhrave të Allahut, në këtë rast juve. Ju përpos lutjeve dhe thirrjes që ia bëni duhet t'ia sqaroni se jeta e juaj mund të mos vazhdojë së bashku nëse ai vazhdon në atë gjendje, sepse feja e Allahut është më me prioritet në jetën e muslimanit sesa kushdo qoftë tjetër.

Motër, nëse ju keni pasur më herët njohuri për fe dhe keni pranuar ta merrni burrin në atë gjendje fetare, është gabim i yti, i cili mund ta ketë dëmin e madh, e që është ndarja nga ai nëse nuk përmirësohet. E nëse keni qenë edhe ju e painformuar për fe në kohën kur jeni martuar, por keni ndryshuar në ndërkohë, atëherë provo të gjitha mundësitë para ndarjes, për hir të fëmijëve, e nëse asgjë nuk bën dobi, kije parasysh se ju duhet t'i respektoni urdhrat e Allahut edhe nëse ju kushtojnë me ndarje. Ju nuk do të duhej të kërkoni ndarje nga ai, por do ta vendonit shaminë qoftë edhe pa dëshirën e tij, e nëse ai nuk duron por e pëlqen ndarjen, atëherë le të jetë ai i cili ju shkurorëzon e jo ju që i paraprini shkurorëzimit, pasi ti nuk e provokon atë, por e respekton ligjin e Allahut. Por gjithherë ndarja le të jetë mundësia e fundit.



                                                                  Muhamed Dërmaku
 Allahu e di më së miri!
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.