Pyetje nė lidhje me ngacmim nga xhini |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e enjte. 21 dhjetor 2006 |
Pyetje: me ndihmoni dua te di nese kam dicka ndonje magji ose shejtan ne trup kam shkuar ne shum oxha jam kerkuar njeri me ka kapur ndersa tjetri e ka shti doren perfundi nuk kam ditur se esht keq ma kan shkatrruar jeten kam shum gjera te keqija ne jet por ne pergjithsi jam njeri pa sherre nuk ja dua te keqen dikujt shum me kan perdhunuar qe ska qen me dashjen time jam e lojtur po thuaj mga ato gjera qe i kujtoj nuk di car te bej me un skam shpresa per asgje elus vec zotin te me ndihmoj jam shum e hidheruar nga ky fat i keq nuk di me skam pe kujt edhe kshilla te mar me ndihmoni ju lutem nuk fle vec rri vetem qaj nuk di qar te bej dua te mbytem se cdo kush thot qe sti fal zoti gabimetato qe i kam pas me qellim edhe pse jam shum e penduar nga kjo qe lexoj dhe shohi ktu ne kuran a thua vall kam dicka ne trup qe sme le rahat smundem me me besoni jam krejt e hutuar aka shpetim edhe per mua si tja heq vetes ket vesves qe me rri e car sme thot e kam shejtanin sigurisht koka me dhemb shum menidihmoni ju lutem. qe gjash vjet kam pasur kontakt me nje djal 4 vjet rreshtpastaj esht martuar me tjeter sot e kesaj dite paraqitet me thot se don te kthehet po un kam frik pe ALLAUT dhe ja kam mbyllur lidhjet jam shum e penduar por po te kisha hekur dhe kte shejtan qe ekam ne trup do ishte me mire un jam ne mergim e ska besim me te hý ne dore te cdo kujt ju lutem shejtani sme le as kuran te lexoj mezi qe lexoj sme le as te falem te mbeshtjellem i degjoj vesveset e tij cfarte bej prej kesaj gjeje te mallkuar nga ALLAHU xheleshanuhu vet ju lutem per hir te ALLAHUT me ndihmoni po te me ndihmoni ALLAHU do tju shpie ne xhenet.
Përgjigjja: Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirbërsit.
Motër e nderuar: Fillimisht dua të them ty dhe motrave të tjera që kërkojnë përgjigje për problemet e tyre (pa marrë parasysh se çfarë janë ato) që t’i sqaroni pyetjet mirë, detajisht sepse ne në bazë të kuptimit të pyetjes ua japim edhe përgjgjjen. Për këtë ka mundësi nganjëherë që të mos jetë përgjigjja adekuate për ju për shkak të pamundësisë së kuptimit të pyetjes në detaje. Andaj, kërkojmë nga ju që të jeni sa më të qartë në pyetje.
Njeriu gjithmonë është në një luftë në mes tij dhe epshit të tij, epshi i cili e ngacmon çdo herë që të futet në vepra të liga. Çdo njeri është gabimtar, mirëpo, gabimet e tyre ndryshojnë. Disa kanë gabime të mëdha përderisa disa kanë gabime më të vogla; disa kanë gabime të dukshme e disa kanë gabime të padukshme. Nuk ka mundësi njeriu të shpëtojë nga gabimet. I Dërguari i Allahut ka thënë: “Çdo bir i Ademit është gabimtar dhe më i miri prej jush është ai që pendohet.”
Allahu thotë në Kur’an për ata të cilët e kanë ngarkuar veten me mëkate dhe e kanë humbur shpresën në mëshirën e Allahut: "Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar veten tuaj me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është Mëshirues!" (Ez-Zumer: 53)
Ne do t’i japim disa këshilla që do të bëjnë dobi në të ardhmen tënde inshallah: - Të pendohesh tek Allahu me një pendim të sinqertë. Allahu thotë në Kur’an: ”O ju që keni besuar, pendohuni tek Allahu me një pendim të sinqertë”.
- Dije se Allahu i don ata që pendohen sinqerisht tek Ai.
- Edhe nëse janë mëkatet sa shkuma e detit dhe sa kodrat, Allahu i shlyen ato me pendim. Transmetohet se një njeri para Pejgamberit, alejhi selam, i kishte mbytur 100 persona dhe kur u kthye tek Allahu dhe u pendua Allahu ia pranoi pendimin. - Pendimi është kompentencë e Allahut dhe askush nuk guxon që të ndërhyj në të. Transmetohet nga Pejgamberi, alejhi selam, se një njeri e këshillonte vëllain e vet duke i thënë se Allahu nuk do t’ia falë mëkatet e tij kurrë. Atëherë, Allahu shpalli: ”Kush është ai i cili flet për Allahun pa dije. Ia kam falur atij që ka bërë gabim ndërsa ia kam zhdukur punët atij i cili ka thënë se Allahu nuk do t’ia falë”. Nuk duhet askush të hyj në kompetencat e Allahut dhe të flas pa dije.
- Të këshilloj që jetën tënde ta kalosh sa më shumë në ibadet dhe në përmendje të Allahut, dhe mundohu që mos të përkujtosh të kaluarën e hidhur që të ka ndodhur.
- Mos shko nëpër falltorë të ndryshëm apo nëpër ata që e quajnë veten hoxhallarë dhe mirren me hajmalija apo me falle të ndryshme.
- Të këshilloj të shkosh tek ndonjë hoxhë i cili shëron me Kur’an dhe me gjëra të lejuara (e edhe në perëndim ka njerëz të tillë të cilët shërojnë me Kur’an dhe me sunnet, por duhet t’i kërkosh).
- Mundohu që të largosh veset e shejtanit nga vetja jote.
- Mos mendo asnjëherë në mbytjen e vetes sepse ky është një mëkat i madh; mos dëgjo fjalët e njerëzve dhe thashethemet e tyre, por bindju Allahut dhe ktheju Atij, kryej urdhërat e Tij si: namazi, agjërimi, etj..
- Të brengosesh për atë nëpër të cilën ke kaluar gjatë jetës tënde dhe t’iajapësh besën Allahut se asnjëherë nuk do të kthehesh në gjendjen që ke qenë më herët.
Dhe në fund dua ta përsëris hadthin kudsij ku Allahu thotë: “Sikur bijtë e Ademit mos të bëjnë gabime do t’i shkatërroj ata dhe do të sjell një popull i cili bën gabime pastaj më kërkon mua falje dhe Unë ia fali atij.”
Shaban Murati |