MЁNYRA E ABDESIT

 
Miliona haxhinj PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Mexhid Yvejsi   
e martė . 09 tetor 2012
 U nisën, po nisen
Për të vizituar
Qaben e Madhëruar...
Allahun e Madhërojnë
Përpara Tij nënshtrohen
Përpara Tij pendohen.





Miliona haxhinj,
Miliona dashuri,
U nisën, po nisen
Nga toka e nga deti
Atje ku lindi Dielli
Për të vizituar
Vendin e Shenjtëruar
Qaben e Madhëruar
Meken e Bekuar
Për të zbritur
Në Medinen e Ndritur.

Miliona haxhinj
Miliona dashuri
Nga të dy gjinitë
Po i lënë shtëpitë,
Po i lënë foletë,
Po i lënë atdhetë.
Me mall, me lot,
Por me shpirtin plot
Veç për të Madhin Zot.

Miliona haxhinj
Miliona dashuri
Të bardhë e të zinj
Të vjetër e të rinj
Tekbire këndojnë
Allahun e Madhërojnë
Përpara Tij nënshtrohen
Përpara Tij pendohen.


Haxhinjtë shqiptarë
Me zemër të pastruar
Me shpirt të lartësuar
Kujtohen edhe për ne
Që jemi në Atdhe:
Luten për Kosovën,
Luten për Çamërinë,
Luten për Shqipërinë.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.