
Mirëbamirësia e Tij është dy llojesh: e përgjithshme dhe e veçantë.
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit. Argumentet për këto emra janë fjalët e Allahut të Lartësuar: “Ne më parë ishim ndër ata që lutëm Atë, e Ai është Bamirës, Mëshirues". Tur, 28.
“E kush falënderon, ai falënderon për të mirën e vet, e kush përbuz, Zoti im (s'ka nevojë), është i pa nevojë e Bujar." Neml, 40.
“Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je Dhuruesi i madh." Ali Imran, 8.
“Lexo! Se Zoti yt është më Bujari!” Alek, 3.
Mirëbërësi, Dhuruesi, Bujari i Cili me mirëbërësinë, dhuntinë dhe bujarinë e vet ka përfshirë të gjitha krijesat. Ai është Ndihmues i bukur, gjithnjë Bamirës, Dhurues i madh, cilësimi i Tij me këto cilësi me të gjitha këto begati të dukshme e të padukshme, secili ndien nevojë për mirëbamirësinë e Tij në çdo çast. Këto emra tregojnë për mëshirën e madhe të Tij, dhuntitë e Tij që kanë përfshirë çdo krijesë, ashtu sipas urtësisë së Tij.
Mirëbamirësia e Tij është dy llojesh: e përgjithshme dhe e veçantë.
E përgjithshme është theksuar në fjalët e Allahut të Lartësuar: “Zoti ynë, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send.” Gafir, 7. “E mëshira ime ka përfshirë secilin send.” Araf, 156. “Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej Allahut” Nahl, 53. Në këtë përfshihen të gjithë: i miri dhe i keqi, banorët e qiejve dhe të tokës, të obliguarit me obligime fetare dhe të tjerët.
E veçantë: mëshira dhe dhuntia e Tij mbi të devotshmit, sikur që thotë: “Atë (Mëshirën) do ta caktoj për ata të cilët i ruhen (mëkateve), e japin zeqatin dhe për ata që argumentet tona i besojnë. Që pranojnë të dërguarin (Muhamedin), Pejgamberin arab, (që nuk shkruan as nuk lexon)” Araf, 156,157.
“S'ka dyshim se mëshira e Allahut është pranë atyre të mirëve.” Araf, 56. Në lutjen e Sulejmanit -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!- : “E me mëshirën Tënde më shtie në mesin e robërve të Tu të mirë!" Neml, 19.
Kjo është mëshirë e veçantë të cilën e kërkojnë profetët dhe pasuesit e tyre, e ajo rezulton sukses në besim, në dituri, në punë, në përmirësimin e të gjitha veprave, në lumturinë e përhershme, në shpëtim dhe ajo është synim i robërve të dalluar të Allahut Fuqiplotë. |