Rreth ėndrrės pa ejakulim |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e martė . 06 tetor 2009 |
Pyetje:
Selam alejkum! Jam duke agjëruar gjashtë ditët e muajit sheval ama një ditë mbas namazit të sabahut kam parë ëndërr, pa ejakulim, dhe nuk jam pastruar. A më është pranuar agjërimi apo duhet të agjëroj edhe një ditë shtesë?
Përgjigje:
Alejkum selam ve Rahmetullah! Allahu jua pranoftë agjërimin e gjashtë ditëve të shevvalit dhe ju forcoftë për ibadete të tjera në mënyrë të vazhdueshme! Derisa nuk keni parë shenja të ejakulimit, të cilat e obligojnë guslin atëherë kur shihen, nuk keni pasur obligim të pastroheni – të merrni gusël. Padyshim se edhe agjërimi i asaj dite është në rregull, nëse i ka plotësuar edhe kushtet e tjera. Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku |