Llogarimarrėsi - (El Hasib) |
|
|
|
Shkruar nga Husein Eserraxh
|
e shtunė. 03 tetor 2009 |
“Kush i mbështetet Allahut, Ai i mjafton atij”
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit. Allahu i Lartësuar thotë: “Mjafton që Allahu është llogaritës.” Nisa, 6. EL HASIB (LLOGRIMARRËSI) Ai është i Gjithëdituri për robërit e vetë, Vigjiluesi, Llogarimarrësi, Shpërblyesi i robërve të vetë me të mira e të këqija, sipas urtësisë dhe diturisë së hollësishme për veprat e tyre të vogla e të mëdha. Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu llogarit për çdo send.” Nisa, 86.
EL HASIB (LLOGRIMARRËSI) Ai i mjafton robërve të vetë për brengat dhe shqetësimet e tyre, Ai i mjafton atyre që i mbështeten Atij: “Kush i mbështetet Allahut, Ai i mjafton atij”Talak, 3. Do të thotë i mjafton për gjëra të kësaj dhe botës tjetër. Ai thotë: “O Pejgamber! Allahu të mjafton ty dhe besimtarëve që janë me ty.” Enfal, 64. |