MЁNYRA E ABDESIT

 
Drejt Motrės qė e ka arritur Muajin e Ramazanit ! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė . 14 shtator 2009
Këtë porosi të shkurtër ta shkrova ty Motër muslimane...  







Falenderimi absolut i takon Allahut, i cili na e mundësoi arritjen e këtij muaji madhështor, dhe e lus Atë që, ashtu siç na e ka mundësuar arritjen e këtij muaji, të na ndihmon në agjërimin dhe adhurimin më të mirë dhe më të plotë, e të na i falë mangësitë dhe dobësitë tona, si dhe paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi më të nderuarin ndër Pejgamberët dhe të Dërguarit, të dërguarin tonë Muhammed salall-llahu alejhi ve selem, familjes së tij si dhe shokëve të tij në përgjithësi, dhe më pas...

Këtë porosi të shkurtër ta shkrova ty 
Motër muslimane 
në shpejtësi dhe me fjalë të shkurtëra, dhe e lus Atë – të Lartmadhëruarin – që të na jep bereqet në të paktën e saj, dhe ta bëj të dobishme këtë, se me të vërtetë Ai është që Dëgjon dhe u Përgjigjet lutjeve.

1

Prej dhuntive të Allahut të Lartmadhëruar ndaj teje është se ta zgjati jetën dhe të bëri që ta arrish këtë muaj të madh, e sa shok/shoqe, vëlla/motër, familjarë ... i privoi vdekja nga kjo dhunti, e sot nuk janë në mesin tonë që të agjërojnë së bashku me ne ... andaj jeta e gjatë ... është shans për t'i shtuarë veprat e mira dhe afrimin tek All-llahu – azze ve xhel – e gjithë kjo me vepra të mira. 

Gjithsesi se pasuria e muslimanit është jeta e tij, për këtë shkak kujdesu për kohën tënde dhe orët tua ashtuqë mos t'i humbësh vlerat e saja dhe kujtohu se kush ka agjëruar dhe falur bajramin me ty në vitin e kaluarë !!! 

Pastaj ku është ajo (shoqe/motër, ...) tash pasiqë vdekja e bëri që ajo të jetë në mungesë ? Paramendo motër nëse ajo do të ktheheshte në këtë botë çfarë do të bënte? A thua vallë do të nxitonte që të shkonte në pushime, piknike ...? Apo në tregje dhe shëtitje? Apo do të shkonte tek shoqet apo motrat e saja?

Asesi se jo, por – pasha All-llahun – do të gjurmonte pas një vepre të mirë sado që ajo është e vogël ... ngase me të vërtetë peshorja është e ashpër dhe precize, që peshon edhe veprat më të vogla qofshin ata edhe sa grimca e atomit.

"E kush punoi ndonjë të mirë, që pëshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe sa grimca, atë do ta gjejë."
 [Zelzele, 7 dhe 8]

Mundohu dhe bëhu kureshtare motër që të jesh prej grave të zgjedhura ashtu siq na ka lajmëruar i Dërguari i All-llahut -salall-llahu alejhi ve selem-.

Transmetohet nga Ebu Bekri -radijall-llahu anhu-, se një njeri erdhi tek i Dërguari i Allahut –sal-lallahu alejhi ve selem- dhe i tha: "O i dërguari i All-llahut! Cili është njeriu më i mirë? Tha: Kush ka jetë të gjatë dhe bën vepra të mira. Tha: E kush është njeriu më i keq? Tha: Kush ka jetë të gjatë dhe bën vepra të këqija". (Muslimi)

2

Sinqeriteti është i domosdosshëm në qëllim, vërtetim dhe këmbëgulësi drejt kthimit tek All-llahu – azze ve xhel – kujdes motër se ndoshta ti je duke bërë vepra të mira të cilat në brendësinë e tyre bartin syefaqësi dhe famë, e cila me të vërtetë është sëmundje e rrezikshme që t'i asgjëson të gjitha veprat. Heshti dhe fshehi veprat e tua të mira ashtu siq i fsheh turpet dhe veprat e këqija, dhe bëri vetes tënde një vend sekreti për veprat e tua të mira që nuk i din askush tjetër pos All-llahut – azze ve xhel – siç janë namazet nafile, apo loti në errësirën e natës, apo sadakaja e fshehur, dije motër se me të vërtetë All-llahu – azze ve xhel- nuk pranon përpos se prej të devotshmive.
Kujdesu për devotshmërinë ngase " ... Allahu pranon vetëm prej të sinqertëve", 
[El Maideh 27]

3

Mësoje veten tënde me përmendjen e Allahut të Lartmadhëruar në çdo moment dhe në çdo situatë që je. Le të jetë gjuha jote gjithmonë e lagur me përmendjen e Allahut -azze ve xhel-, dhe kujdesu për memorizimin e lutjeve të njohura të cilat rrjedhin nga sheriati Islam. Ka thënë i Lartmadhëruari: " O ju që besuat, përkujtoni Allahun sa më shpesh. Dhe madhëronie Atë mëngjes e mbrëmje." [El Ahzab 41-42] 

Ka thënë i Dërguari i All-llahut –sal-lallahu alejhi ve selem-: "Ua kanë kaluar muferridunët. Thanë: Kush janë ata o i Dërguari i Allahut? Tha: Ata dhe ato, që e përkujtojnë Allahun shumë". (Muslimi)

Ibn Kajimi –rahimehullah- ka thënë: "Me një fjalë, atëherë kur robi largohet prej rrugës së All-llahut të Lartmadhëruar, angazhon veten me mëkate, i humbin atij ditët e jetës së tij të vërtetë, të cilave do tua sheh pasojën e humbjes së tyre, ditën kur do të thotë: " Ah, i gjori unë, sikur të isha i parapërgatitur për jetën time!" 
[El Fexhr 24]

Dhe dije motër muslimane se askush nuk do të mund të bën vepra për ty pas vdekjes tënde siç janë: namazi, agjërimi ... etj. Andaj nxito drejt përmendjes së shumtë ndaj All-llahut –azze ve xhel- përgaditu dhe zbukurohu me vepra të mira dhe afrim tek All-llahu.

4

Kujdesu për leximin e Kur'anit fisnik për çdo ditë, sikur të kishe planifikuar një orarë që të lexosh pas çdo namazi nga një xhuz'ë (pjesë), do t'i kishe bërë pesë xhuza në një ditë dhe kjo është një dhunti shumë e madhe nga All-llahu Subhanehu ve Teala. Tek disa motra shfaqet serioziteti dhe vrulli në fillim të muajit pastaj e len dhe ndoshta asaj i kalojn një ditë, dy apo edhe më shumë, dhe nga Kur'ani nuk lexon asgjë. Është transmetuar për vlerën e Kur'anit se është diq që bën të kënaqen shpirtërat, të përgëzohen zemrat. 

Nga ibn Mes'udi –radijall-llahu anhu- transmetohet se i Dërguari i All-llahut -salall-llahu alejhi ve selem- ka thënë: "Kush e lexon një shkronjë nga libri i Allahut, ai ka një të mirë, e cila vlerësohet me dhjetë. Nuk po them Eli Lam Mim një shkronjë, por po them elif një shkronjë, lam një shkronjë dhe mim një shkronjë". (Tirmidhiu) 

Dhe gjithashtu i Dërguari i All-llahut –sal-lallahu alejhi ve selem- ka thënë: "Lexojeni Kur'anin ngase ai, në Ditën e Kiametit do të vjen si ndërmjetësues për lexuesit e tij". (Muslimi) 

Pra emanet për ty motër e ndershme, kujdes në leximin e Kur'anit bile edhe memorizimit të tij nga ajo çka të mundësohet prej tij, dhe përsëritje e asaj çka të ka mbetur pa e përsëritur.

5

Ramazani është shans dhe mundësi për dawet (thirje) në rrugë të All-llahut ... Andaj afroju tek All-llahu –azze ve xhel- në këtë muaj të madh me dawetin e të afërmive të tu, fqinjëve, të dashurve, nëpërmjet librave, kasetave, si dhe me këshilla dhe udhëzime. 
Mos neglizho që një ditë të të kalon pa e hudhur shigjetën në qështjen e dawetit, se me të vërtetë ajo është një prej synimeve që i kishin të Dërguarit dhe Pejgamberët si dhe thirësit dhe bëmirësit, le të jetë kjo veprim dhe synim për ty në këtë muaj të madh.
Me të vërtetë në këtë muaj shpirtërat janë të etur dhe zemrat janë të hapura si dhe shpërblimi i shumëfisht ... 

Ka thënë i Dërguari i All-llahut -salall-llahu alejhi ve selem- : "Pasha Allahun! Sikur ta udhëzojë Allahu ndokënd nëpërmjet teje, është më mirë për ty se sa devetë e kuqe (pasuria më e shtrenjte)". (Muttefekun alejh)

Ka thënë Hasan el Basriu: "Pozita e thirrjes (dawetit) ne rrugën e Allahut është prej pozitave më me vlerë tek Ai.


6

Kujdes që të mos rrish me ato, të cilat e kalojnë kohën kotë, si dhe ruaje gjuhën tënde nga gibeti (përgojimi) dhe nemimeh (bartja e fjalëve), fjalëve të ndyta. Mbylle, burgose çdo send që e hidhëron All-llahun e Lartmadhëruar dhe bërja vetes shprehi dhe obligim fjalët e mira dhe të bukura, le të jet gjuha yte vazhdimisht e lagur me përmendjen e All-llahut. 

Dhe për motrën time muslimane përgëzim dhe myzhde në këtë vit, ja pra ne jemi në pushimet verore dhe në fillim të vitit shkollor, ku nuk ke shumë obligime dhe mësime, dhe kjo është një shans për t'i shtuarë veprat e mira dhe për t'iu përkushtuarë adhurimit ...Dhe ka mundësi që të mos përsëritet më ky shans ... bile mund që të ndërosh jetë, para se të vjen shansi tjetër ... dije motër se çdo ditë që e jeton besimtarja është pasuri ... 

Transmeton Ebu Hurejre se dy burra të fisit beni kuda'ah kishin pranuar Islamin në kohën e Pejgamberit, -salall-llahu alejhi ve selem-. Njëri ra dëshmor ndërsa tjetri jetoi deri vitin e ardhshëm. Tha Talha bin Ubejdil'lahu: E pashë këtë të fundit (në ëndërr) hyri në Xhennet para shehidit kështu që u çudita. U zgjova në mëngjes dhe ia përmenda këtë Pejgamberit, salall-llahu alejhi ve selem, ose ia përmendi dikush tjetër ndërsa ai tha: A nuk e ka agjëruar një Ramazan pas tij dhe ka falur kaq rekate dhe kaq rekate namaz sunnet?!". (Ahmedi)

Kujdes që të mos rrish me ato, të cilat e kalojnë kohën kotë, si dhe ruaje gjuhën tënde nga gibeti (përgojimi) dhe nemimeh (bartja e fjalëve), fjalëve të ndyta. Mbylle, burgose çdo send që e hidhëron All-llahun e Lartmadhëruar dhe bërja vetes shprehi dhe obligim fjalët e mira dhe të bukura, le të jet gjuha yte vazhdimisht e lagur me përmendjen e All-llahut. 

Dhe për motrën time muslimane përgëzim dhe myzhde në këtë vit, ja pra ne jemi në pushimet verore dhe në fillim të vitit shkollor, ku nuk ke shumë obligime dhe mësime, dhe kjo është një shans për t'i shtuarë veprat e mira dhe për t'iu përkushtuarë adhurimit ...Dhe ka mundësi që të mos përsëritet më ky shans ... bile mund që të ndërosh jetë, para se të vjen shansi tjetër ... dije motër se çdo ditë që e jeton besimtarja është pasuri ... 

Transmeton Ebu Hurejre se dy burra të fisit beni kuda'ah kishin pranuar Islamin në kohën e Pejgamberit, -salall-llahu alejhi ve selem-. Njëri ra dëshmor ndërsa tjetri jetoi deri vitin e ardhshëm. Tha Talha bin Ubejdil'lahu: E pashë këtë të fundit (në ëndërr) hyri në Xhennet para shehidit kështu që u çudita. U zgjova në mëngjes dhe ia përmenda këtë Pejgamberit, salall-llahu alejhi ve selem, ose ia përmendi dikush tjetër ndërsa ai tha: A nuk e ka agjëruar një Ramazan pas tij dhe ka falur kaq rekate dhe kaq rekate namaz sunnet?!". (Ahmedi)


7


Shtëpia yte është prej pikënisjes së parë të drejtimit tënd.
Në rend të parë kujdesu për shpirtin tënd dhe edukimin e tij në të mirë e pastaj kujdesu për ata që janë rreth teje burri, vëllau, motra, fëmijët, ... mundohu që atyre tua përkujtosh madhështin e këtij muaji, dhe nxiti ata që t'i ruajnë kohët e namazit dhe leximin e shpesht të Kur'anit. 

Bëhu motër në shtëpinë tënde urdhëruese në të mira dhe ndaluese nga e keqja, me metodë dhe fjalë të bukura, dhe me thënie të sinqerta, dhe gjithë kësaj pasoja lutjet dhe duatë për udhëzimin e tyre. Dhe ky muaj është shans për rikthim dhe përkujtim dhe këshillë drejt atyre të cilët janë të mangët dhe të larguarë nga shumë urdhëra të dinit Islam ashtuqë ndoshta All-llahu –azze ve xhel- i udhëzon ata që janë rreth teje.

Ka thënë I Dërguari I Allahut –sal-lallahu alejhi ve selem-: "Kush udhëzon për në të mirë, ai ka shpërblimin sikurse të atij, që punon". (Muslimi)

8



Kujdes nga tregjet se me të vërtetë ata janë vende të fitnes dhe te largojn nga të përmendurit e All-llahut. Ka thënë I Dërguari I All-llahut -salall-llahu alejhi ve selem-:"Vendet më të dashura tek All-llahu janë mesxhidet (xhamitë) ndërsa më të urrejtura janë tregjet." (Muslimi)

Ke kujdes që ky muaj mos të jet I rëndomtë si muajt e tjerë. Kujdesu motër që mos të të përcjellin mëkatet në këtë muaj të madh për shkak të dëshirës që të blesh një fustan apo një palë këpucë, ke frikë All-llahun për veten tënde dhe rinisë muslimane. E çfarë do të bënte dëm sikur ta braktisje shkuarjen në qendra tregtare në këtë muaj të madh, dhe më këtë braktisje do të afroheshe tek All-llahu –azze ve xhel- , ka thënë Abdullah ibn Mes'ud : "Nuk ka gjë më të madhe që e afron gruan tek Allahu –azze vexhel- sesa qendrimi i saj në shtëpi".


Përktheu: Ummu Muhlisa

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.