Jam shtatzėne tash gati 3 muaj dhe nuk jam duke agjėruar... |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e diel . 06 shtator 2009 |
Pyetje:
Selam Alejkum
Unë jam një motër muslimane, jam e martuar dhe jam shtatzëne tash gati 3 muaj, dhe nuk jam duke agjëruar për shkak se gjinekologia ma ka lejuar, por unë edhe ashtu nuk po kam oreks me hëngër bukë. Kisha pasur dëshirë ta marr një këshillë nga ju se çka të bëj, a të agjëroj a si t’ia bëj?
Allahu ju shpërbleftë!
Përgjigje:
Alejkum selam ve Rahmetullah!
Motër muslimane, Allahu të ndihmoftë në ditët tua dhe të shpërbleftë për barrën tuaj, duke lutur Allahun që t’ju begatojë me fëmijë të hairit, që do ta njohë Allahun dhe do të punojë me mësimet Islame!
Nuk është çdo shtatzëni e lodhshme saqë nuk e përballon agjërimin, e sidomos në muajt e parë sikur jeni edhe ju tani. Andaj nuk do të thotë që çdo femër shtatzëne duhet të mos agjërojë, por kjo do të varet prej rastit në rast dhe varësisht prej periudhës së frytit që nga fekondimi. Në shumicën e rasteve janë vet femrat shtatzëne ato që mund ta përcaktojnë veten se janë të gatshme për të agjëruar apo jo. Ato duke u bazuar në forcën e tyre do të vendosin të agjërojnë. Nëse nuk janë të sigurta të agjërojnë dhe gjejnë dobësi në vete apo frikohen për frytin e tyre, atëherë ato duhet ta konsultojnë mjeken specialiste të gjinekologjisë, e cila është muslimane dhe e kupton rëndësinë e agjërimit dhe ajo do të sugjeronte për agjërimin apo mos-agjërimin e atyre grave shtatzëna. Mjekja do të duhej të sugjeronte për mos-agjërim vetëm atëherë kur vëren dobësi tek gruaja shtatzëne, që do të kishte pasoja tek fryti apo do të dëmtohej drejtpërdrejt fryti-fetusi. Në të kundërtën, nëse nuk i gjen këto rreziqe, atëherë do të duhej t’ia lejonte madje t’ia preferonte agjërimin e ramazanit, ngase është rast që nuk mund të kthehet dhe të arrihet lehtë.
Ju veproni siç përmenda dhe nëse gjeni forcë në veten dhe nuk frikësoheni për frytin, atëherë agjëroni!
Allahu e di më së miri! |