MЁNYRA E ABDESIT

 
A bėn tė martohem nė mes dy bajrameve? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e premte . 28 gusht 2009
 Pyetje:

Selam alejkum! Për hair Ramazani të gjithë muslimanëve!

Ju lutem, kam një pyetje.

Unë dhe i fejuari im  kemi vendosur ditën e martesës në muajin nëntor, kjo bije në mes dy bajrameve. Disa familjarë që i kam më thonë që nuk bën të martohem në mes të dy bajrameve se është keq. A ka bazë fetare kjo? Unë kam lexuar shumë literaturë islame dhe askund nuk e kam hasur.

Përgjigje:

Alejkum selam we Rahmetullah!

Edhe juve me hajr u qoftë Ramazani dhe gjithë muslimanëve!

Nuk ka kurrfarë baze që të caktohet apo mos caktohet data për martesë. Ajo mund të bëhet gjatë të gjitha ditëve të vitit, duke përfshirë këtu edhe vet Ramazanin. Më së miri do të ishte muaji fill pas Ramazanit, që quhet Shevval, por megjithatë, në të gjithë muajt njësoj mund të bëhet martesa pa kurrfarë problemi.
Allahu ju begatoftë në martesën tuaj dhe ju bashkoftë me hair me bashkëshortin!

Allahu e di më së miri!


                                              Muhamed Dërmaku

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.