Shkruar nga Albulena Bajrami
|
e diel . 09 gusht 2009 |
Prapë po vjen, o Ramazan! Sa gëzim për ne aman, qe një vjet me padurim, po të presim me gëzim. Veç Allahu qoftë lavdëruar! që këtë muaj e ka bekuar, për njerëzinë kudo në botë, Ramazanin që e ka dhuruar. O sa shumë myslimanë, lum për ty të gjithë po bëjnë! Kanë filluar m’u përgatit, sa më mirë ty me të prit. Sa fort malli na është shtuar, për ty o muaj i bekuar, ne tërë vitin të përmendim kur do vish Ramazan i uruar. Ardhja jote na bën të lumtur, se në ty gjendet mirësia, ti je muaji më i mirë, caktuar që të ka Perëndia. Shpresë për ne je Ramazan, Që Allahu të na shpëton, me ty jetën të na lehtëson, edhe shpirtrat të na i qetëson. Veç Allahu qoftë lavdëruar! që këtë muaj e ka bekuar, për njerëzinë kudo në botë, Ramazanin që e ka dhuruar. |