Qėndrimi i drejtė ndaj mendjes (logjikės) |
|
|
|
Shkruar nga Blerta Shaqiri
|
e premte . 24 korrik 2009 |
 Muslimani beson se mendja është gjëja më e përsosur që posedon njeriu...
Pa dyshim se një prej dhuntive të çmuara që Zoti i ka dhënë njeriut është mendja. Me anë të logjikës Allahu e ka dalluar njeriun mbi të gjitha krijesat e tjera dhe e ka ngritur atë në rangun më të lartë. Çdo përparim teknik apo intelektual është produkt i mendjes dhe vetëdijes. Muslimani beson se mendja është gjëja më e përsosur që posedon njeriu, në fakt me të njeriu dallon nga krijesat e tjera. Megjithëkëtë nuk është absolute, kapaciteti i saj është i kufizuar në perceptimin dhe dhënien e përgjigjeve ndaj të gjitha gjërave. Pra logjika e njeriut është e kufizuar te njeriu ashtu si janë të kufizuara të gjitha karakteristikat e tjera. Prandaj njeriu kishte nevojë për të Dërguar të cilët do ta drejtojnë dhe do ta orientojnë atë kah mirësia dhe e sakta. Padyshim, mendja është një dhuratë dhe një nder i madh që Allahu ia ka bërë njeriut. Thotë Allahu i Madhëruar në Kur’an:
“Ne vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam.” (Kur’an, Isra : 70).
Logjika është një pjesë e sheriatit, ashtu sikurse s’ka logjikë të plotë pa sheriat, ashtu nuk ka sheriat të plotë pa logjikë.
Atij që i është dhënë logjikë e ai e ka anuluar dhe nuk e përdorë ashtu si duhet dhe nuk i përmbahet principeve të logjikës, ai nuk mundet ta kuptojë fenë, nuk i beson fesë. Mirëpo ky njeri llogaritet për këtë gjë, pasiqë me vetdëshirë e ka anuluar përdorimin e logjikës.
S’është për tu habitur pse All-llahu [xhel-le shanuhu] e ka bërë dënimin e atyre që s’logjikojnë të barabartë me denimin e atyreve që nuk besojnë:
“Atë që All-llahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngusht si të ngjitej në qiell. Kështu All-llahu lëshon dënimin mbi ata që nuk besojnë”. (El-En’am: 125).
Dëlirësia e zemrës nuk vjen pa dritën e logjikës dhe pa dritën e sheriatit.
Ashtu si mund të arrijë logjika dhe natyrshmëria e pastër domosdoshmërinë e të dërguarit e Pejgamberëve dhe domosdoshmërinë e ringjalljes dhe e shpërblimit për punët e kryera në dunja. Por të gjitha këto në vija të përgjithshme jo të hollësishme.
Ndërsa njohjen hollësisht të këtyre çështjeve si dhe njohjen e çështjeve të fshehta nuk mund të njihen me rrugë tjetër vetëm se me anë të Kur'anit dhe Sunetit (Shpalljes Hyjnore), ndryshe nuk do të ishin të fshehta.
Përsa i përket kundërshtimit të tekstit të saktë prej Kur'anit apo Sunetit dhe logjikës së pastër, kjo është diçka që nuk mund të përfytyrohet fare, madje është diçka absurde. E nëse mund të shfaqet ndonjë gjë e tillë si pasojë e moskuptimit të saktë, atëherë paraprihet Shpallja dhe gjykohet me të sepse ajo ka ardhur prej të pagabueshmit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ndërsa logjika nuk është e pagabueshme, madje ajo është vështrimi i mangët njerëzor dhe mund të bjerë viktimë e hamendjes, gabueshmërisë, harresës, emocioneve, injorancës, pamundësisë etj. Kështu që logjika e njeriut sigurisht që ka mangësi dhe nuk është e përkryer.
Respekti që argumentet sheriatike ia kanë dhënë mendjes
Kështu, Allahu i Madhëruar ia drejton fjalët e Tij vetëm të mençurve, sepse ata e kuptojnë fenë e Tij. Thotë Allahu i Madhëruar: “Ua lamë (librin) udhërrëfyes e përkujtues për të zotët e mendjes.” (Kur’an, Gafir, 54)
- Njëra ndër gjërat prej të cilave varet obligimi me detyrat fetare është mendja, e ai që nuk e posedon nuk është i obliguar. Transmetohet nga Aisheja se Pejagmberi alejhi selam në një hadith ka thënë: ‘Është ngritur lapsi për tre persona: nga i fjeturi derisa të zgjohet, nga fëmija derisa të hyjë në moshën madhore dhe nga i çmenduri deri sa t’i vijë mendja.’ (Sahih, transmeton Ibn Maxheh dhe Ibn Huzejme)
- Kur’ani ka përmendur dhe ka nxitur në përdorimin e mendjes, respektivisht në mendim, meditim, vëzhgim etj. Kështu, thotë Allahu i Madhëruar në Kur’an: ‘A nuk mendojnë thellë për Kur’anin?’ , ‘Në mënyrë që të mendoni’ , ‘A nuk kuptoni?’ e kështu me radhë.
- Allahu në Kur’an ka përmendur shumë fakte që lidhen më kriteret logjike, si p.sh: “A nuk e përfillin ata (me vëmendje) Kur’anin? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç prej All-llahut, do të gjenin në te shumë kundërthënie.” (Kur’an, Nisa : 82)
“Sikur të kishte në to (në qiej e në tokë) zota pos All-llahut, ato të dyja do të shkatërroheshin” (Kur’an, Enbija : 22)
“A mos u krijuam prej kurrgjësë, apo ata vetë janë krijues? A mos ata i krijuan qiejt e tokën, jo, por ata nuk janë të bindur.” (Kur’an, Tur : 35-36) |