Pėrdorimi i drejtė i misvakut |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e hėnė. 15 qershor 2009 |
 - Në çdo kohë dhe çdokund në përdorim.
Për të mirat e misvakut kemi artikuj të ndryshëm kurse për mënyrën e përdorimit të drejtë të tij ka shumë pak të dhëna në gjuhën tonë. Këtu do të mundohemi të japim një sqarim më të qartë mbi përdorimin e drejtë të misvakut, inshaAll-llah. Kurse nëse ndokush gjen gabime dhe përmirësime, janë të gjithë të mirëseardhur me udhëzimet e tyre, duke lutur All-llahun azze ve xhel që t'ju shpërblen me të mirat e Tij të pafund për mundin tuaj.
Nga përdorimi i drejtë i misvakut është edhe arritja e higjienës së gojës me anë të tij. Këtu keni disa informacione për përdorimin e misvakut.
Koha kur mund të përdoret misvaku: - Pas ngrënies: Me përdorimin e misvakut ju i lani dhëmbët tuaj pas secilit ushqim, por pa lënë ndjenjën e djegies të pastës së dhëmbëve pas larjes së dhëmbëve me anë të brushës dhe pastës.
- Zvogëloni nervozitetin: Përtypeni misvakun dhe në atë mënyrë do të largoni nervozitetin tuaj – njëherit arrini edhe të mira për arritjen e higjienës së gojës! Përtypeni më mirë misvakun se lapsin!
- Misvaku zen vend në secilin xhep të palltos, të këmishës, të pantallonave, në çantë dhe është një përcjellës i shkëlqyer për dhëmbë të shëndetshëm.
- Pastrimi i dhëmbëve gjatë vozitjes së veturës
- Pastrimi i dhëmbëve në vend të punës
- Çdoherë me vete – në çdo kënd të shtëpisë, në restorant, në vendin e punës, në kohën e lirë, gjatë udhëtimeve etj.
Çka duhet marrë parasysh:
Ju lutemi të keni kujdes që gjatë përdorimit të misvakut mos të shtypni shumë në mishin e dhëmbëve. Sikur edhe me brushat normale edhe me misvak mundet që me anë të shtypjes së madhe të vjen deri te ndonjë lëndim në mishin e dhëmbëve. Për pastrim normal mjafton një shtypje e butë e misvakut në dhëmbë. Kurse vetëm për një masazh të mishit të dhëmbëve mjafton një fërkim i lehtë mbi mishin e dhëmbëve.
Për fëmijët misvaku është brusha ideale për të mësuar pastrimin e dhëmbëve, për në shkollë dhe për në aktivitete tjera. Në këtë mënyrë bëhet pastrimi optimal edhe i dhëmbëve të qumështit. Fëmija përtyp në fijet natyrale dhe të shëndetshme të misvakut, të cilat i pastrojnë dhe mineralizojnë dhëmbët. ________________________________________
Përdorimi:
1. Përgatitja: - Para përdorimit të parë shpërlajeni misvakun me ujë që të zbutet pak. (Misvaku është më së miri të përdoret pasi të jetë futur në ujë trëndafili) - Qëroni lëvoren e misvakut përafërsisht 1-2 cm. në majë. - Nëse misvaku është tepër i thatë atëherë zbuteni majen e misvakut në ujë për një kohë të shkurtër. (Misvaku është më së miri të përdoret pasi të jetë futur në ujë trëndafili) - Përtypeni pak derisa të jetë formuar një lloj brushe në maje (sikur që shihet lart)
2. Pastrimi: - Pastroni gjithmonë prej mishit të dhëmbëve – lart. - Pastroni edhe pjesët tjera dhe brendinë e dhëmbëve. - Fijet që thehen gjatë pastrimit nxjerrni jashtë.
3. Ruajtja: - Ruani misvakun në një vend të pastër dhe të thatë. - Edhe pas tharjes misvaku juaj është i butë.
4. Rivendosja: - Nëse fijet e misvakut janë bërë shumë të buta dhe të çara, ju mundeni thjesht ta preni atë pjesë dhe të filloni prapë nga pika 1 si është përshkruar më lart.
- Pas 2-3 ditësh të përdorimit është e preferuar që të preni pjesën e përdorur dhe të përdorni pjesën tjetër. - Një dru i misvakut prej përafërsisht 15 cm. përdoret gati 4 javë, varësisht si dhe sa herë e përdorni në ditë.
Informacione të vlefshme: - Misvaku është një produkt tradicional për higjienën e dhëmbëve dhe të gojës për të cilin na ka udhëzuar shumë i Dërguari i All-llahut salallahu alejhi ve selem.
Në dy sahihat është shënuar se i Dërguari i All-llahut salallahu alejhi ve selem ka thënë:”Sikur mos të mendoja se kjo do të ishte tepër e rëndë për pasuesit e mi, do të jepja urdhër që t’i pastronin dhëmbët me misvak para çdo namazi”. ( Buhariu 2/312; Muslimi 252).
I Dërguari i All-llahut salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Pastrimi i dhëmbëve me misvak është praktikë e mirë higjienike e cila pastron gojën dhe e kënaq Zotin”. ( Buhariu 4/137 )
I Dërguari i All-llahut salallahu alejhi ve selem e kishte zakon t’i lante dhëmbët me misvak edhe kur qëndronte i shtrirë në shtratin e tij të vdekjes. ( Buhariu 8/ 106 )
Me mijëra vite misvaku është përdorur nga njerëzit, duke arritur veti shumë pozitive nga të mirat e kësaj brushe natyrale, e cila nxirret nga rrënjët e drurit të misvakut që njihet edhe me emrin (Arakbaum, Salvadora Persica).
Jo vetëm pastrimi mekanik, por edhe efekti dezinfektues dhe desodorues e bën misvakun një përcjelllës të përditshëm për dhëmbë të shëndoshë.
Të mirat e përdorimit: - Era e mirë e gojës - Në çdo kohë dhe çdokund në përdorim - Bëhet mineralizimi i dhëmbëve - Masazhë e mishit të dhëmbëve - Nuk ju nevojitet pastë e dhëmbëve pasi ajo i ka të gjitha vetitë e një paste - Arrihet higjiena natyrale kohë pas kohe - Parandalon formimin e pllakës dentare dhe gurëve, të cilët janë faktorët kryesorë në krijimin e problemeve të mishit të dhëmbëve dhe kariesit (prishja e dhëmbëve)
Ibn Abbasi radijallahu anhu ka thënë se pastrimi i dëmbëve me misvak sjell dhjetë dobi: 1. Freskon gojën 2. Pastron trurin 3. Krijon ndjenjën e të qenit i shëndoshë 4. E tret sekrecionin 5. Eliminon murtajën 6. E përgatit lukthin për ushqimin tjetër 7. Përmban në vete sunetin 8. Zoti i Lartëmadhëruar këtë e dëshiron 9. Rrit virtytin e individit 10. I gëzon meleqtë.
- Komentues të tjerë pohojnë se pastrimi i dhëmbëve me misvak:
- E mpreh kujtesën - Adapton shqisat - Forcon mishin e dhëmbëve - Pastron të parit, pengon prishjen e dhëmbëve - Ndihmon tretjen - Pastron fytin, i sjell dobi zërit të ngjizur ose të shterur - E bën të folurit më shprehës - Kthjellon njeriun e përgjumur - Rrit aftësinë e të lexuarit - Ndihmon individin për të falë namaz dhe të mësojë Kur’anin - Allahu dhe melaiket këtë e dëshirojnë - E bën njeriun më të virtytshëm.
Lus Allahun azze ve xhel, të Gjithdijshmin të m'i falë gabimet gjatë shkrimit dhe përkthimit.
Përktheu dhe përshtati nga gjuha gjermane: Suzana Hasani
Libri i përdorur për të dhënat e Pajgamberit salallahu alejhi ve selam: "Mjekësia e të Dërguarit Muhamed" nga Ibn - Kajjim el - Xhevzi dhe përkthyer nga Prim. Dr. Med. Sci. Ali F. Iljazi |