Shkruar nga Imrane Asani
|
e enjte . 11 qershor 2009 |
Pse po më gjykoni, më leni të qetë, mos më fajësoni mos m’u vërsulni. Unë kam zgjedh rrugën në të cilën gjej qetësinë e shpirtit, më është bezdisur kjo jetë, dhe njerëzit që jetojnë në të. Pse nuk më kuptoni, se zemra ime tash është më e qetë.
Unë dua të jem vetëm, nuk dua asnjë fjalë të ma thoni, unë kuptova rrënjët e kësaj bote, andaj unë zgjodha MBULESËN.
E mbulova këtë trup nga mishi, unë jam e urdhëruar nga ZOTI ta ruaj bukurinë time, të mos bëhem kukull në duart e gjithkujt.
Andaj më kuptoni, o njerëz, mos më nënçmoni! Unë kam nderin më të lartë në fenë time, dhe shpërblimin më të çmuar te Zoti im.
|